Tiranë, kamioni përplas motorrin, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në periferi të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në Zallherr ku një kamion ka përplasur një motorr me të cilin udhëtonin dy persona.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi Bledar Lami dhe është plagosur Genci Lami I cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.