Shkodër, digjet banesa dy katëshe rrezikohen 2 familje
SHKODER- Një banesë e vjetër dy katëshe, në lagjen "Arra e Madhe" në qytetin e Shkodrës, është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Zjarri, i cili ra rreth orës 09:00, përfshiu banesën e shtetasve Prek Pali dhe Nikolin Marku, të cilët prej disa vitesh jetojnë në Itali. Ndërsa pjesëtarët e dy familjeve të tjera, që banonin në pjesën tjetër të kësaj banese, me të konstatuar zjarrin kanë arritur të dalin shumë shpejt nga banesa pa pësuar dëmtime.
Lokalizimi i flakëve të zjarrit nga efektivët e Mbrojtjes Kundër Zjarrit bëri të mundur që pjesa tjetër e banueshme nga dy familjet të shpëtojë pa u dëmtuar fare, ndërkohë që është djegur tërësisht banesa e Markut.
Ekspertët e policisë dhe zjarrfikëset po hetojnë për shkakun e rënies së këtij zjarri, ku si pista e parë më e mundshme dyshohet të jetë ndonjë shkëndijë eletrike që mund të ketë provokuar rënien e zjarrit.
(s.g/balkanWeb)