KQZ ndalon spotet e PS: S’kanë logot e partisë Rama: Kjo dora e Saliut
TIRANE-Komisioni Qendror të Zgjedhjeve vendosi dje t’i ndalojë televizioneve shqiptare të transmetojnë spotet elektorale që sipas KQZ-së fyejnë maxhorancën. Ky vendim ka sjellë reagimin e kryesocialistit Edi Rama që e ka etiketuar këtë veprim si akt të rëndë të lirisë së shprehjes.
Anëtari i KQZ, Artan Lazaj konfirmoi dje për “GSH” se maxhoranca në këtë komisioni vlerësoi se spotet cënojnë kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës dhe nuk provohen shumë nga akuzat, p.sh se ka 1 milion të papunë në vend. Kjo masë është propozuar nga Bordi i Monitorimit të Mediave që funksionon pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Konkretisht, bëhet fjalë për spotet televizive “Kush është Luli” dhe “Kurrë më” që janë transmetuar në disa televizione kohët e fundit. Vendimmarrja e anëtarëve të KQZ-së ka qenë 4 pro dhe 2 kundër, ndërkohë që Pandeli Varfi ka munguar.
Në bazë të nenit 84, pika 4 e Kodit Zgjedhor të drejtën për të transmetuar spote elektorale apo siç në gjuhën ligjore reklama politike gjatë periudhës zgjedhore e kanë vetëm partitë e regjistruara në garën elektorale. “Vetëm subjektet zgjedhore të regjistruara për zgjedhje kanë të drejtë të transmetojnë reklama politike gjatë periudhës zgjedhore në radiot, televizionet apo mediet audiovizive private, qofshin këto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo të çdo lloj forme dhe mënyre të transmetimit të sinjalit. Reklamat politike të koalicioneve zgjedhore llogariten brenda kohës së partive politike anëtare të koalicionit, sipas marrëveshjes individuale të secilës parti me operatorin radioteleviziv”, citojmë nga pika 4 e nenit 84 të Kodit Elektoral. Dy spotet përkatëse nuk kanë logo partie.
Rama
Por, lajmi nuk ka shpëtuar për kreun e opozitës Edi Rama. I ndodhur në cadrat elektorale përballë ish-Piramidës, dje në mbrëmje Rama tha se ky vendim është urdhëruar direkt nga Berisha dhe se është shprehje paniku i mazhorancës se më 8 maj do të humbë zgjedhjet.
“Përpara pak momentesh, KQZ ka marre vendimin të bllokoje spotet tona televizive. Kur thua KQZ ke thënë Saliu dhe kur ke thënë Saliu ke thënë KQZ. Saliu ka marrë vendim të bllokoje spotet tona televizive”.
Rama u shpreh se Berisha ndalon këdo të shohë publikisht gjërat që ai nuk do personalisht ti shohë vetë.
te silat thone sipas saliuyt gjera qe populli shqiptar sduhet ti shohe
Më tej kryesocialisti bëri të ditur se Berisha ka kërcënuar me gjoba të rënda televizionet që do të transmetojnë spotet e opozitës, duke theksuar se kjo jo vetëm është shprehje e rëndë e lirisë së medias, por dhe shprehje paniku e mazhorancës se I ka të humbura zgjedhjet.
“Sic u informova, KQZ, pra Saliu si ka miratuar gjobat e kërkuara nga bordi i monitorimit të medias, pra saliu, pra kërcënimi është i hapur për t’u thënë tv, kujdes me spotet e tjera të PS se mund të gjobiten rëndë dhe mund tu kushtoje shtrenjtë hapesira e lireise se shprehjes në ekranet tuaja. Kuptohet që kjo ështe shprehje e plotë e panikut dhe e humbjes që shkakton disfata e 8 Majit, te Saliu dhe oborri i pushtetit të tij. Ndalimi i lirisë së shprehjes në këtë formë, është një akt jashtëzakonisht i rëndë”, u shpreh Rama.
(d.b/BalkanWeb)