Përmirësimi i financave, i dhimbshëm për disa vende
Paralajmërimin eka bërë sot kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivier Blanchard, në të përditshmen italiane "La Repubblica".
"Nga disa aspekte, Evropa ndodhet në një pozicion më të mirë se Shtetet e Bashkuara, në kuptimin që në fillim të krizës, vendet evropiane ishin me më pak borxhe. Por krahasimi është në disfavor të disa vendeve evropiane lidhur me nivelin e financave publike", deklaroi Blanchard për të përditshmen italiane.
"Përmirësimi është më i lehtë për vendet që mund të zhvlerësojnë monedhën e tyre. Në vendet që nuk e kanë këtë mundësi, është me vend të thuhet se përmirësimi i financave publike do të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe do të kërkojë përpjekje të zgjatura në një periudhë prej 10 ose 20 vjetësh", paralajmëroi ai.
“Në fakt, ky përmirësim do të sjellë brenda një afati të shkurtër një rritje të vogël ekonomike dhe atje ku nuk ekziston mundësia e zhvlerësimit, disa sakrifica në pagat do të jenë të pashmangshme për t'u kthyer në normat e kërkuara evropiane", shtoi kryeekonomisti i FMN-së.
E thënë në një mënyrë më të përgjithshme, në të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, zvogëlimi i shpenzimeve sociale si dhe rritja e taksave do të jenë të nevojshme për shëndoshjen e financave publike, theksoi Blanchard.