Idrac: Cilësia e pasaportave, kusht i plotësuar për vizat
Pasi u njoh me procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike dhe vizitoi ambientet e qendrës së kompanisë “Aleat”, Sekretarja Idrac theksoi se cilësia e lartë e pasaportave biometrike shqiptare përbën tashmë një kusht të plotësuar për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij, ministri Lulzim i Basha u shpreh gjatë vizitës se në këtë qendër demonstrohet një sistem i avancuar teknologjik, shumë i sigurt, dhe një nga sistemet pionierë në rajon dhe Evropë për sa i përket prodhimit të pasaportave biometrike.
Në përgjigje të interesimit të medias lidhur me misionin e ekspertëve të Komisionit Evropian që ndodhet aktualisht gjatë kësaj jave në vendin tonë, Basha shprehu bindjen se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat për heqjen e vizave dhe tashmë pritet vetëm verifikimi dhe vendimmarrja politike.