E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorandum për energjinë me Francën

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti priti sot në një takim Sekretaren e Shtetit të Francës për Tregtinë e Jashtme, znj. Anne Marie Idrac.
Sekretarja franceze mori përsipër të nxisë organizimin e forumeve dhe seminareve për të njohur investitorët francezë me mundësitë që ofron Shqipëria për të bërë biznes. Ndërkaq, duke folur për bashkëpunimin ekonomik me Francën, ministri Prifti tha se në një të ardhme të afërt do të rrisim marrëdhëniet midis Francës dhe Shqipërisë. Ai njohu zyrtaren franceze për resurset e pafundme që ofron Shqipëria për të investuar në sektorin energjetik, më konkretisht në energjinë e rinovueshme, duke i bërë një ftesë të qartë sipërmarrësve franceze, nëpërmjet zyrtares së shtetit francez, që të shfrytëzojnë këto mundësi . Në takim u fol edhe për shkëmbimet tregtare dhe u theksua se shkëmbimet tregtare me Francën gjykohen në një nivel të ulët në raport me mundësitë që ekzistojnë megjithëse tregtia me Francën në përgjithësi rezulton me një rritje kostante nga vitit në vit.
Gjatë takimit u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe CNR-ja që është një kompani franceze, prodhuesja e dytë më e madhe e energjisë në Francë, që shfrytëzon lumin Rhone River për energjinë Nëpërmjet këtij memorandumi, palët do të mund të analizojnë mundësitë për të bashkëpunuar. Synimi këtij memorandumi është qëv të përmirësojnë sigurinë hidrike të lumit Drin në Shqipëri, ashtu si edhe të optimizojnë resurset e tij energjetike. Objekti tjetër është njohja dhe vlerësimi i gjendjes hidrike e basenit të lumit Drin. Në takimin e zhvilluar dy zyrtarët e lartë kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në të ardhmen në të gjithë sektorët kyç të ekonomisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›