E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi francez, interes për Shqipërinë

TIRANË- Qeveria shqiptare fton kompanitë franceze që të marrin pjesë në ndërtimin e rrugëve dhe në koncesionet e mirëmbajtjes së tyre, një shërbim që pritet të tenderohet së shpejti. Kjo nisur nga interesi në rritje i kompanive franceze për të investuar në vendin tonë, gjë që u theksua edhe gjatë takimit të biznesi Francë-Shqipëri.

“Ne do vazhdojmë të investojmë kryesisht në sektorin rrugor edhe për 3-4 vitet e ardhshme, e thënë kjo kam thënë edhe mundësinë e parë për kompanitë e biznesit francez, ka të bëjë me koncesionet që po përgatitemi të bëjmë në operim dhe mirëmbajtje”, tha Olldashi.

“Prania ekonomike franceze në Shqipëri është relativisht modeste, por vitet e fundit ka ardhur në rritje. Ka prani të bankave franceze në Shqipëri, gjë që është shumë e rëndësishme për bizneset që duan të investojnë këtu. Ne duhet të bëjmë njohje reciproke të njëri-tjetrit. Shqipëria duhet të njihet më shumë nga biznesi francez”, tha Christine Moro, ambasadore e Francës në Tiranë.

Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare kanë theksuar edhe koncesionet e ndërmarrjeve të ujësjellësave që janë me fitim, si dhe infrastrukturën e porteve turistike si të të tjera fusha me interes, ku kompanitë franceze mund të investojnë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›