Korcë, kapen 3 persona me 10 kg drogë. Do e tregtonin në Tiranë
KORCE-Plot 10 kg kanabis sativa janë sekuestruar pasditen e sotme në qytetin juglindor, Korcë, ndërsa janë prangosur 3 persona, një prej të cilëve ish-punonjës policie.
Policia e qytetit të Korcës bën të ditur se operacioni i koduar “Dimri” mundi të prangose shtetasit, Jani Haska, Rigels Shahinaj dhe Nomand Kico.
Të njëjtat burime bënë të ditur se falë sinjalizimeve në rrugë operative droga u gjet në tre automjete të parkuara në tregun e fruta-perimeve.
Të arrestuarit e kishin siguruar drogën nga Lazarti ndërsa treg përfundimtar kishin Tiranën. Një prej të arrestuarve, pikërisht Jani Haska ka punuar më parë si punonjës policie.
Ndërkohë gjatë operacionit të koduar 'Dimri' janë sekuestruar dhe 1200 euro si dhe 50 mijë lekë të reja.
(da.bo/BalkanWeb)