Përmirësohet moti, akset kryesore të kalueshme.
Përmirësimi i motit ka sjellë normalizimin e situatës në akset kryesore problematike ënë vend. Të paktën rrugët kryesore janë të zhbllokuara. Qarkullimi I automjeteve në Qafë Krrabë dhe Qafë Thanë është i mundur edhe pa zinxhirë.Po kështu edhe në qafën e Llogorasë situata është normalizuar dhe nuk ka ngrica të pakalueshme. Në qarkun e Kukësit reshjet e dëborës kanë pushuar, por ka patur rrëshqitje toke në akset Kukës- Bushtricë dhe Kukës- Krumë. Edhe në zonën e Gjirokastrës rrugët janë të kalueshme pa vështirësi. Në Shkodër nuk paraqiten probleme me përmbytjet, por po punohet për hapjen e rrugës Iballë- Kryezi dhe Theth- Vermosh.