E Diel, 1 Nëntor 2026

"Berisha nuk di vetëm atë çka nuk dëshiron të dijë"

 

"Unë nuk dija asgjë", deklaroi ditën për diell, Kryeministri i Shqipërisë më datën 21 mars, në "të shtatat" e tragjedisë së Gërdecit. I kishte bërë Mediu në krye të vet. Njësoj si barcaletat politike shkodrane në kohën e merhumit me Pal Vatën: "…Une dhe Enveri nuk dinim gje… I kishte bere Mehmeti në krye të vet, kujtuan shume analiste e mjete shtypi. Vetvetiu lind pyetja: A thua nuk e dinte Sali Berisha çfarë behej me tregtinë e vdekjes, vetëm 10 kilometra larg Tiranes(!?) A thua nuk e dinte Sali Berisha ç'bëhej me kontrabandën gjigande të naftes me Serbinë në kohen e tragjedisë së Bosnjës e Kninit(!?) A thua nuk e dinte Sali Berisha se ajo nafte përfundonte direkt në serbatorët e tankeve dhe autoblindave serbe?

A thua nuk e di Sali Berisha se e vetmja gje që nuk e di Sali Berisha, edhe kur ishte në opozitë e jo më tani që kontrollon krejt jetën politike shqiptare, është ajo çfarë nuk do të dijë Sali Berisha(!?)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›