E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmirësohet situata financiare. Bursat shënojnë rritje

Tregjet e aksioneve jo vetëm kanë marrë fitime sot por kanë njohur shifra shumë të larta. Rekord mban bursa e Japonisë që sot u çel me me plot 1000 pikë më shumë. Rritja ishte 14 për qind, rritja më e madhe në Azi, çka do të thotë se është rikthyer besimi në tregje.

Në fakt nis nga dita e hënë bursat ndërkombëtare kanë filluar të ngrenë krye. Kjo falë marrëveshjes së nënshkruar në Paris nga kreret e eurozonës. Por sot bursat sot kapën shifra rekord. Siç ishte bursa e Tokios që u mbyll me shifrën më të lartë 14 %, ndërsa kishte rënë kohët e fundit deri në 9.4 për qind. Jo vetëm Tokio por edhe kryeqytetet e fuqishme europiane sot kanë njohur rritje të mëdha në bursë.

Kështu Londra u hap me  +3 % , Parisi me  +2 %, Frankfurti me +1.4 %, dhe Milano +3 %. Euforia e bursave ka përfshirë edhe vende të tjera aziatike. Kështu në Hong Kong në Korenë e Jugut dhe në Seul, bursa u rrit me 5 %. Rikuperimi i bursave u vu re pas masave që morën krerët europianë në Paris.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›