E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet situata në Qarkun e Lezhës

Pushon shiu

Me ndërprerjen e reshjeve, situata e përmbytjeve në Qarkun e Lezhës po vjen drejt normalizimit. Sipas burimeve zyrtare pranë Prefekturës së Lezhës, situata në qytetin e Lezhës është normalizuar dhe për pasojë, edhe mësimi në katër shkollat ka rifilluar normalisht. Lumi Drin aktualisht ndodhet në kuota normale, ndërkohë që mbetet problem Komuna e Shëngjinit, zona e ish-kënetës së Torovicës dhe një pjesë e fshatit Balldre i Vjetër.

Ndërkaq, në Komunën e Blinishtit, rreth 150 hektarë tokë vazhdojnë të jenë nën ujë. Në Komunën e Zejmenit në fshatrat: Spiten, Markatomaj dhe Gajush, rreth 10 hektarë tokë janë ende nën ujë. Ndërsa në Rrethin e Kurbinit, situata është përmirësuar dhe në fshatin Gjormë. Ndërsa në Mirditë dy banesa në fshatin Prosek rrezikohen për t’u shembur pas rrëshqitjeve të dherave. Sipas burimeve zyrtare të prefekturës po punohet për gjetjen e zgjidhjes së dy familjeve në Prosek, ku mendohet evakuimi i tyre për shkak të dëmtimit edhe të banesave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›