E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne simotren e Kosta Konkordias

Një anije italiane me më shume se 1000 persona në bord, e cila po lundronte në Oqeanin Indian ka marrë flakë, por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime.
Anija ndodhej rreth 200 milje larg brigjeve të Seycheles në momentin që ra zjarri në bord, afër ishullit Alfons.
Anija Kosta Alegra është simotra e Costa Concordia, e përplasur pak javë më parë në afërsi të brigjeve italiane duke u marrë jetën rreth 32 personave.
Autoritetet portuale thanë se zjarri shpërtheu në dhomen e motorëve të anijes.
Autoritetet italiane kanë dërguar menjëherë 3 anije tregtare dhe 2 varka peshkimi.
Në bordin e Kosta Alegras ndodheshin 636 pasagjerë dhe 413 anëtarë të bordit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›