E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përnaska: Rama të sqarojë praktikat korruptive me trojet e Tiranës

Deputetja e Partisë Demkotratike, Lajla Përnaska ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama të sqarojë aktet dhe praktikat, sipas saj korruptive, me trojet e qytetit.
"Si deputete e Qarkut të Tiranës, i bëj një apel kryetarit të bashkisë, Z.Rama, të sqarojë aktet dhe praktikat e tij korruptive me trojet në qytetin tonë. është denoncuar tashmë publikisht, abuzimi i rëndë me çmimin e truallit në të dy anët e Bulevardit të madh të kryeqytetit, në njerën anë të të cilit, rreth hotel Dajtit, çmimi i truallit është vlerësuar me 1500Euro/m2 dhe e miratuar kjo shifër nga bashkia, ndërkohë që trualli përballë, i lulishtes së Taivanit, bashkëpronarit të Ramës, është vlerësuar me 97Euro/m2" theksoi Përnaska.
Sipas deputetes demokrate, PD do të vazhdojë të zbardhë dhe të kërkojë çdo sqarim për çdo rast korrupsioni, apo megakorrupsini mëshiruar sipas saj tashmë në bashkinë e kryeqytetit, për t'i thënë ndal gllabërimit të trojeve të privatëve, pronarëve, vendalinjve, trojeve publike, për t'i rikthyer Tiranës dhe qytetarëve të saj, dinjitetin e nëpërkëmbur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›