E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Drejtësi e vonuar', dy të kërkuar në pranga

VLORË- Dy persona kanë përfunduar në pranga për falsifikim dokumentesh, në kuadër të operacionit "Drejtësi e vonuar".
Blutë e Vlorës kanë arrestuar shtetasin Dhimitri Tocaj, 48 vjeç, lindur e banues në lagjen "Pavarësia"- si person i dyshuar, për falsifikim dokumentesh.
Ndërsa në Sarandë është vënë në pranga Tefik Ismaili, 51-vjeç, lindur ne Sarande dhe banues ne fshatin Gjashte te Rrethit Sarande, me arsim të larte, me të njëjtën akuzë.
Sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Ismaili nepermjet dokumenteve të falsifikuara të përdorur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe në Agjensinë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë ka arritur të përfitojë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke prej 250.000 (dyqind e pesdhjetë mijë) m2 të ndodhura në fshatin Gjashtë Sarandë si dhe në Ksamil. Këto prona, i ndaluari i kishte regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›