E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qerimaj, argjendt në Botërorin e të Rinjve

Erkand Qerimaj ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj (i 34-ti) e të reja (i 14-ti) që po zhvillohet në Kali të Kolumbisë.
Pëshëngritësi shkodran 19-vjecar, një prej 11 sportistëve shqiptarë që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike "Pekin 2008" dhe që garoi në peshën deri në 77 kg, ishte i suksesshëm vetëm në stilin e shtytjes, ku ngriti 185 kg në provën e tretë, pasi nuk arriti ta ngrejë peshën 183 kg në dy provat e para. Në Botërorin e Pragës, të zhvillur një vit më parë (13 qershor 2007), Qerimaj ka ngritur 193 kg
Në stilin e shkëputjes kampioni i botës një vit më parë në Pragë të Cekisë ishte një dështim i vërtetë, pasi e nisi me një peshë më të madhe sesa aho që ngriti në Pragë. Erkandi nuk arriti të realizojë më sukses asnjë nga provat, teksa mbi shtangë kanë qenë 151 kg në provën e parë e të dytë, dhe 153 kg në të tretin. Duhet theksuar se në Botërorin e Pragës (2007), Qerimaj në këtë stil ka ngritur 147 kg.
Qerimaj, një nga katër sportistët meshkuj shqiptarë që merr pjesë në Botërorin e të rinjve, nuk u klasifikua në dygarësh, kur një vit më parë në total arriti 338 kg. Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që u zhvillua në Linjano të Italisë, Qerimaj zuri vendin e katët në dygarësh me 345 kg në total: 155 në stilin e shkëputjes dhe 190 në shtytjes.
Pëshëngritësi tjetër shqiptar, i 20-ti në botë në renditjen e vitit 2007 për peshën 77 kg, që morri medalje në Botëror ishte Briken Calja ka mundur të fitojë medaljen e bronzit. Në 69 kg, Calja ngriti në stilin e shkëputjes 136 kg, duke zënë në vendin e tretë. Në stilin e shtytjes ngriti 164 kg duke zënë vendin e katërt, të njëjtin vend që arriti edhe në dygarësh.
Shqipëria merr pjesën në këtë kampionat edhe me Elvis Tabakun (85 kg), Endrika Karinën (95 kg), ndërsa për të reja merr pjesë Marie Veli (63 kg).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›