PBDNJ denoncon shkarkimet në administratë
Partia për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule ka denoncuar shkarkimin e anëtarëve të kësaj partie nga administrata shtetërore për motive politike. Sekretari i Përgjithshëm i PBDNJ-së, Leonard Solis. U shpreh se janë shkarkuar 18 drejtorë në të gjithë Shqipërinë, përfaqësues të PBDNJ-së, njerëz që janë marrë me konkurs, po që janë hequr nga puna me të njëjtin motivacion. Solis i bëri thirrje strukturave të shtetit dhe veçanërisht Partisë Demokratike që ti trajtojnë mirë punonjësit e administratës, pasi sipas tij, ky veprim është akt tipik i shkeljes së të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër ai denoncon kandidimin për deputet të disa drejtoreve të përgjithshëm në disa ministri, gjë e cila bie në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut akuzoi Partinë Demokratike se ka filluar një gjueti shtrigash ndaj drejtoreve që janë emëruar në postet e tyre gjatë bashkëpunimin mes këtyre dy forcave politike. Sipas Solis, që pas largimit te PBDNJ-se nga koalicioni qeverisës, me urdhër të strukturave të larta të PD-se janë larguar nga puna menjëherë 12 drejtorë që aderojnë në partinë e Vangjel Dules. Nga mënyra e ekzekutimit ka qenë e tipit partizançe. Gjykata partizane vendosi lirimin dhe emërimin. Linçime të tilla, ekzekutime të tilla me pushkatim administrativ nuk i bëjnë ndër një shteti ligjor në shekullin e XXI dhe për Evropën ku aspirojmë të shkojmë. Nga ana tjetër në lidhje me administratën, me lodrat e kryera mbi administratën duhet gjithashtu të theksoj se në shumë ministri drejtorë të përgjithshëm, sekretare të përgjithshëm të ministrive, kandidojnë me forcat e djathta, gjë që është në kundërshtim flagrant me ligjin dhe asnjë lloj mase nuk merret, deklaroi Solis. Konflikti midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ-së, erdhi në kohën kur kjo e fundit bëri koalicion më Partinë Socialiste për të ftuar zgjedhjet e 28 qershorit, duke shpërfillur PD-n, me të cilën ishte më parë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes elektorale dhe paselektorale të PBDNJ-së me socialistët, filloi përçarja, jo vetëm me demokratët, por edhe brenda strukturës së saj, ku një pjesë e anëtarëve të kësaj partie dhe të organizatës Omonia u pozicionuar pro kësaj vendimmarrje, ndërsa pjesa tjetër është pozicionuar kundër.