Përpjekja e fundit e Berluskonit për të kapur shtetin
Autori i Lajmit: The Economist
Nëse jetoni në Itali dhe po përgatiteni për të planifikuar një krim jo shumë të rëndë, siç mund të ishte për shembull, goditja e fëmijës, apo një kundërvajtje e një nëpunësi si djegia e librave apo edhe goditja e fqinjit tuaj, - ligji italian shumë shpejt mund të shndërrohet në një pengesë për ty. Nëse një projektligj që do të paraqitet në Parlament këtë javë do të shndërrohet në ligj, kjo do të thotë se t’i mund të bësh cilindo nga krimet e sipërpërmendura dhe duhet të gjesh një justifikim shumë të pranueshëm që të shmangësh ndëshkimin e parashikuar nga ligji i ri. Ligji i propozuar, i cili mbështetet nga vetë Kryeministri i qeverisë konservative, Silvio Berluskoni, sugjeron që akuzat kundër të pandehurve të rrëzohen brenda dy vjetësh pasi janë ngritur, nëse deri atëherë gjyqi nuk ka përfunduar ende. I njëjti afat 2-vjeçar do të aplikohet njëlloj edhe në gjykatën e apelit, ku të akuzuarit (dhe prokurorët) kanë të drejtën më pas që ta hedhin çështjen, gjithnjë sipas këtij ligji të ri italian. Kjo do të thotë që një proces i plotë gjyqësor do të përfundonte brenda gjashtë vjetësh. Në një sistem gjyqësor që është i mbingarkuar, ka mungesë financimesh, dhe që është i njohur për paefektshmërinë e tij, shanset për të plotësuar secilën nga këto etapa në më pak se 24 muaj janë me të vërtetë të pakta. Ligji i propozuar, i cili mund të zbatohet në gjyqe që tashmë janë pezulluar, përjashton nga dispozitat e tij të akuzuarit me dosje kriminale dhe kundërvajtje ligjore, për të cilat dënimi është burg deri në 10 vjet apo më shumë, dhe për krime të tilla serioze si ato që kanë lidhje me terrorizmin apo mafien. Por grupi i përbashkët që përfaqëson gjykatësit italianë dhe prokurorët thotë se efektet e këtij ligji do të jenë “shkatërrimtare”. Ai parashikon se më shumë se 100 mijë gjyqe do të ndërpriten. Për më tepër, ligji i propozuar do të kishte ndikim përtej kufijve italianë. Ai do të zbatonte, për shembull, të drejtën e autorit, marrjen e ryshfetit, tregtimin e mallrave të falsifikuara dhe mashtrimin e italianëve me fondet e Bashkimit Evropian. Një nga gjyqet ku ligji do të ndalte vazhdimin e procesit do të ishte mashtrimi i “Parmalat” në vitin 2003, viktimat e të cilit përfshijnë si aksionerë të huaj, ashtu edhe vendas. Në pamje të parë ligji tingëllon një çmenduri, por jo nëse je kryeministri Silvio Berluskoni. Muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese përmbysi një ligj, i cili ishte prezantuar nga qeveria e saj, e që i jepte Berluskonit (dhe tre zyrtarëve të tjerë të vjetër qeveritarë) imunitet ndaj hetimit. Kryeministri i Italisë që në këto momente është i akuzuar në dy gjyqe për mashtrim me taksat dhe dhënie ryshfeti, do ta kishte shumë të lehtë t’i shpëtonte paq ligjit, ndërsa shumë hetime të tjera që janë në rrugë e sipër do të ndaleshin. Nëse ligji do të kalohet nga Parlamenti, me koalicionin e Berluskonit që ka mazhorancën e padiskutueshme, ai do t’i anulonte të dyja gjyqet e tij dhe ka shumë të ngjarë që dhe akuzat ndaj tij në të ardhmen do të pushonin. Në çdo rast zoti Berluskoni duket se nuk do ta ketë këtë shans. Të mërkurën e kaluar, një nga deputetët e tij propozoi një tjetër ligj që do t’u kthente imunitetin që të gjithë ligjbërësve kombëtarë italianë, të cilët e gëzonin atë deri në vitin 1993. Cilido ose të dyja projektligjet e propozuara do të hasnin në rezistencën e fortë nëse do t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese. Por prezantimi i tyre e bën më shumë të mundur që pjesa e mbetur e kohës së Berluskonit në krye të qeverisë italiane do të dominohet (ashtu siç ai e ka shqiptuar vetë fjalë për fjalë) nga luftërat e tij ligjore. I gjithë ky zhvillim do të provojë se ishte një shpërqendrim i padobishëm nga çështje shumë herë më të rëndësishme, siç janë përpjekjet për ta nxjerrë Italinë nga recesioni dhe për të prezantuar reformat aq shumë të nevojshme ekonomike dhe sociale. Mbështetësit e zotit Berluskoni argumentojnë se vendosja e limiteve kohore për një gjyq, do të ndihmonte një gjykim më të shpejtë. Mauricio Gaspari, lideri i partisë së tij në senat dhe promotori kryesor i projektligjit, sugjeron se “nëse magjistratët do të kishin punuar më fort, proceset gjyqësore do të përfundonin edhe më herët”. Por ai pranon gjithashtu se atyre u nevojitet më tepër kohë për të pasur burime më të mira dhe thotë se fondi i financimit të gjykatave do të rritet në buxhetin e vitit 2010. Edhe nëse qeveria do ta mbante këtë premtim, do të duheshin vite për të zhbërë dekadat e neglizhencës, së cilës, drejtësia italiane i është nënshtruar. Në të njëjtën kohë, nëse zoti Gaspari dhe liderët e Berluskonit kanë rrugët e tyre të të bërit të gjërave, Italia do të shndërrohej në një shoqëri akoma më të dobët për sa i përket forcës së ligjit sesa është sot.
Refuzimi i ligjit
Një muaj më parë Gjykata Supreme ka marrë vendimin e hedhjes poshtë të ligjit që i jepte Kryeministrit të Italisë dhe disa drejtuesve të lartë të pushtetit të drejtën që të mos hetoheshin për asnjë lloj çështjeje për sa kohë që do të ishin në detyrë. Kjo e zhvesh menjëherë Berluskonin nga imuniteti ndaj çdo hetimi apo gjykimi. Gjykata ka zhvleftësuar ligjin që me të ardhur në fuqi mbylli menjëherë shumë çështje civile e penale të hapura ndaj Berluskonit, mes të cilave edhe çështje në të cilat ai akuzohej për korrupsion. Ligji u miratua menjëherë pas ardhjes në pushtet të Berluskonit një vit më parë. Kundërshtarët e këtij ligji deklaruan se dhënia e imunitetit disa personave të caktuar ishte një shkelje flagrante e parimit më të shenjtë të drejtësisë, atij që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Menjëherë pas këtij lajmi ka pasur shumë spekulime në media që gjyqet ndaj Berluskonit do të rihapen menjëherë dhe do të vazhdojnë aty ku u lanë me hyrjen në fuqi të ligjit. Ligji u çua në apel në Gjykatën Kushtetuese nga një grup prokurorësh të çështjeve të Berluskonit, të cilët i kërkuan Gjykatës Supreme që ta shqyrtonte ligjin duke u nisur nga fakti që ai ishte bazuar mbi parime të padrejta dhe pabarazie. Sipas tyre, imuniteti e vendoste Berluskonin mbi ligjin çka në vetvete ishte në kundërshtim me ligjin. Për vetë Berluskonin, ligji ishte i duhuri për të, sepse do ta lejonte që të punonte i qetë për të mirën e vendit pa pasur vazhdimisht presionin e çështjeve gjyqësore mbi kurriz. Mësohet se pas vendimit të gjykatës, aleatët e Kryeministrit kanë deklaruar se do të qëndronin përkrah liderit të tyre pavarësisht nga vendimi i fundit dhe se qeveria do të vazhdonte punën rregullisht.
(The Economist)
Përkthyer nga Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009