Hatojama, kryeministri arrogant që nuk e do Amerikën
Autori i Lajmit: Takashi Yokota
Ndonëse presidenti Barak Obama nuk kishte mbërritur ende, Juki Hatojama, Kryeministri i ri i Japonisë, ka marrë gjithçka që ka dashur nga Presidenti amerikan. Që kur kryeministri Juki Hatojama mori këtë detyrë dy muaj më parë, njerëzit e merakosur të Uashingtonit janë të shqetësuar se administrata e re japoneze do të prishë një nga marrëdhëniet bilaterale më të rëndësishme të botës. Gjërat u trazuan më shumë kur Hatojama, i cili tashmë ishte keqkuptuar si një antiamerikan, ndoqi fushatën e tij premtuese për të rinegociuar zhvendosjen e aerodromit të debatueshëm të Marinës në Okinava. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ishte aq shumë i zemëruar sa që refuzoi të darkonte me homologët e tij gjatë vizitës në Tokio muajin e kaluar. Menjëherë pas kësaj, gazeta “The Ëall Street Journal” paralajmëroi për një “çarje të madhe në aleancën japonezo-amerikane të sigurisë” dhe kritikoi Hatojamën për “vënien në skenë të dramës tradicionale “Kabuki” për sa i përket mbrojtjes”. Uashingtoni dukej se nuk kishte dëshirën për t’u pajtuar me këtë sjellje të re të Tokios. Ose të paktën kështu dukej. Por me mbërritjen e Presidentit amerikan, Barak Obama, në Tokio, (etapa e parë e turit të tij aziatik), gjërat ndryshuan. Retorika u zhduk, mbizotëroi zemërgjerësia dhe Obama, i cili e përmendi Okinavan tërthorazi gjatë takimit me Hatojamën, e anashkaloi problemin, duke i kushtuar më tepër rëndësi ndryshimeve klimatike, mospastrimit të uraniumit dhe Afganistanit. (Dhe Tokio premtoi këtë javë se do të akordonte shumën e 5 miliardëve dollarë ndihmë humanitare në Afganistan për pesë vitet e ardhshme). SHBA-Japoni mbase një ditë mund të arrijnë një marrëveshje për Okinavën, por ajo çka është më e rëndësishme për Hatojamën është se ai tashmë e ka marrë atë çka deshi më shumë: RESPEKTIN. Japonia tani e ka që qartë se Uashingtoni ka nevojë për Tokion aq sa edhe Tokioja ka nevojë për Uashingtonin. Gjithashtu, Hatojama është duke përmbushur premtimin e tij për të çuar përpara një marrëdhënie të “barabartësh” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk do të thotë sigurisht që aleatët do të kenë pushtet të barabartë në fuqi dhe përgjegjësi. Kjo thjesht do të thotë se japonezët do të kenë mundësi që “t’i shprehin pa drojë pikëpamjet e tyre” (sipas fjalëve të ministrit të Punëve të Jashtme, Katsuja Okada) dhe amerikanët të mbajnë vesh. Dhe kur japonezët ta ndiejnë se një gjë të tillë e kanë arritur, ata mund të vendosin ish-marrëdhënien e tyre të dikurshme. Kjo mund të tingëllojë si një frazë e rëndomtë për veshët amerikanë, por në të vërtetë është një çështje shumë e rëndësishme për Japoninë e bindur. Kur ishte fjala për çështjet diplomatike dhe të sigurisë, ishte Uashingtoni ai që fliste dhe Tokioja dëgjonte, - dhe Japonia e pa veten si vëllai i bindur i vogël, i cili u shërbente kërkesave amerikane. Servilizmi u duk u paevitueshëm për shkak të varësisë së Tokios nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket sigurisë (ka një kushtetutë pacifiste) dhe paranoja e saj e gjatë, nëse amerikanëve u interesonte me të vërtetë Japonia. (Gjatë viteve ‘90 Tokioja ishte shtangur që “një sulm i ashpër i Uashingtonit ndaj saj” të shndërrohej në një problem kaq të madh sa kishte kushtëzuar Presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Klinton, të evitonte një ndalesë në Tokio gjatë vizitës së tij 9-ditore në Kinë (1999). Një frikë të tillë të ngjashme e shprehën dhe britanikët këtë vit. Kjo është arsyeja që në vitin 2003, Kryeministri japonez Juniciro Koizumi, ishte ndër zërat e parë që mbështeti luftën e Irakut; Tokio u shqetësua se ajo nuk do ta merrte ndihmën amerikane në Korenë e Veriut nëse nuk do t’i qëndronte besnike aleatit të saj kryesor). Por Kryeministri i ri nuk ka asnjë shqetësim të tillë. Kur Robert Gejts shkoi në Tokio, ai i qortoi japonezët për pavendosmërinë e tyre dhe këmbënguli që ata të merrnin një vendim lidhur me Okinavën përpara mbërritjes së Obamës. (Ai madje arriti të kërcënonte se një këmbëngulje e Tokios për këtë çështje do të prishte dhe një marrëveshje të miratuar për të zhvendosur rreth 8 mijë marinsa dhe familjet e tyre nga Okinava në Guam). Hatojama refuzoi të lëkundej, duke thënë se do ta shtynte afatin e një vendimi deri vitin e ardhshëm dhe deklaroi gjithashtu se do të kishte “një rishikim të hollësishëm të aleancës”, pa pasur asnjë konsultim paraprak me Uashingtonin. Dhe me çfarë çmimi? Me asnjë. Uashingtoni rreshti së luajturi rolin e të zemëruarit dhe vendosi të përshtatej (ose të paktën të mësohej) me sjelljen e re të Japonisë, të paktën tani për tani. Javën e kaluar, Xhefri Bejdër, drejtori për Azinë Lindore i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha përpara një audience në Uashington se rishikimi i aleancës së Hatojamës do të ishte i “mirëpritur”. Por Bejdëri përqeshi dhe një citim të një zyrtari të vjetër anonim të Departamentit të Shtetit bërë në “The Ëashington Post”, që thoshte se Japonia ishte një sfidë më e madhe se Kina, duke e quajtur këtë frazë si “budadallëk”. Më herët këtë javë, Bejdër lajmëroi madje dhe se Shtetet e Bashkuara ishin të “përgatitura” për të ndërtuar një “partneritet më të barabartë” me Tokion. Ky është një rast klasik i policit të mirë dhe atij të keq (Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit janë policët e mirë, dhe Pentagoni është polici i keq). Por cilido të jetë rezultati që të dyja palët do të arrijnë, ajo që tani është e qartë, është se Tokio nuk dëshiron më që të jetë një shërbëtore e Shteteve të Bashkuara, dhe se Uashingtoni shpreson të dëgjojë dhe të jetë i duruar me “kryeneçin” e kohëve të fundit të Tokios. Dhe për shkak të kësaj, ndërsa Tokioja e sheh ende SHBA-në si partnerin e saj më të rëndësishëm, ajo nuk do ta shikojë më prishjen e aleancës mes tyre vetëm si humbje të sajën dhe të sakrifikojë programet e tjera të saj në Azi. (Kjo shpjegon se përse Hatojama, në kundërshtim të hapur me protokollin diplomatik, e la Obamën në Tokio, pasi i duhej të mbërrinte në kohë për të organizuar pritjen e liderëve në takimin e Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të rajonit të Azisë dhe Oqeanit Paqësor të shtunën e kaluar në Singapor. Obama iu bashkua takimit ditën tjetër. Mbi të gjitha, leksioni për të dyja vendet është se ato mund të marrin atë çka duan, domethënë, Hatojama do të ketë përmbushur një pjesë të fushatës së tij të premtimeve pothuajse pa asnjë kosto. Ndërsa Shtetet e Bashkuara do të marrin pothuajse me siguri bazën, Tokio do të mbetet aleati i tyre i besueshëm, ndërsa e gjithë kjo grindje do të përfundojë.
(Newsweek)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 22/11/2009