E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekja e fundit e Salehut për të ndenjur ende në pushtet

10-06-2011 / Nga Charles Schmitz (Foreign Affairs)

Hapja e letrave për Jemenin

Me fitoren tashmë të gllabëruar në kryeqytetin e Jemenit, revolta e vendit është shndërruar në një garë për pushtet. Presidenti Ali Abdullah Saleh ka treguar se është mjeshtër i manipulimit dhe i intrigave fisnore në vend

Edhe nëse Jemeni ia del ta shmangë një luftë civile të mundshme, sfidat e shumta ekonomike dhe ato të sigurisë mund të minojnë reformat demokratike. Në ditët e para të kësaj jave, është vënë re një përpjekje e dëshpëruar për të mbetur ende në pushtet, kur presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka lëshuar armët në Sadiq al-Ahmar, lideri i konfederatës së fuqishme Hashid.
Luftëtarët e Ahmarit në zonën e Hasabës duket se po marrin terren kundër përpjekjeve ushtarake për t’i shpërngulur ata prej andej; ndërkaq, mijëra përforcime të tjera janë angazhuar për të vazhduar në drejtim të kryeqytetit nga Amrani, që është edhe zemra e territorit fisnor të Hashidit, megjithëse u ndaluan nga ushtria e Salehut të premten e kaluar.
Drejtimi i Salehut nga dhuna përfaqëson një politikë të llogaritur më së miri, krahasuar me sulmet e dëshpëruara dhe hakmarrëse të Gadafit në Libi. Duke e shndërruar konfliktin nga një lëvizje protestuese popullore kundër një lideri autokrat në një konflikt ushtarak midis shtetit dhe kundërshtarëve fisnorë kryesues, Saleh mund të pozicionohet bashkë me familjen e vet për të mbetur ende lojtarët kryesorë të Jemenit. Hashid dhe Bakil janë dy konfederatat më të mëdha fisnore në Jemenin verior, që historikisht kanë qenë burime të rëndësishme të pushtetit në vend. Federatat fisnore janë grupime të fiseve, por ato nuk i ngjajnë ndonjë strukture komanduese.
Një pushtet kryesues fisnor është i mundshëm në rrethanat e momentit. Fiset e Jemenit janë individë, të cilët së pari shqetësohen për nderin dhe mbijetesën e tyre: nëse fqinji i tyre kërkon të fitojë më shumë ndikim, ata kanë për të kërkuar dikë që mund të ndihmojë në kthimin e ekuilibrit të pushtetit, pavarësisht nga politikat apo ideologjia. Në shekullin 20, Hashid dhe Bakil fituan një ndikim të veçantë në politikën e Jemenit. Nën pushtetin e Yahya, një imam në gjysmën e parë të shekullit të XX, Bakil dhe Hashid ishin njohur si “krahët” e imamit. Më 1962, kur republikanët e Jemenit e përmbysën pushtetin e imamit, fiset veriore u ndanë mes monarkistëve dhe republikanëve, si dhe morën pjesë aktive në luftën civile. Por gjatë procesit u autorizuan fiset veriore të pajiseshin me armë nga mercenarët e Luftës së Ftohtë. Sheikët fisnorë e forcuan pushtetin e tyre dhe nisën ta shtrijnë edhe mbi vetë qeverinë kombëtare. Kur qeveria u përpoq t’i margjinalizonte disi sheikët, aty nga mesi i viteve ’70, luftëtarët e fiseve rrethuan kryeqytetin dhe presidenti Ibrahim al-Hamdi u vra. 
Edhe pse vetë Saleh ishte në ushtri aso kohe (ishte komandant i garnizonit të Taizz) u ndesh me sheikët fisnorë dhe mori pushtetin më pas. Ja pse sulmi i Salehut në Hashid ditët e sotme duket kaq i spikatur: duke kundërshtuar klanet, ai duket se po i afrohet fatit të Hamdiut. Për aq kohë sa Saleh të rrijë në pushtet, fiset lokale do të kenë vullnet për besnikëri, në shkëmbim të përkrahjes për disa çështje të brendshme. Që nga vrasja e Hamdiut, Saleh i ka dhënë poste të rëndësishme federatës fisnore të Hashidit. Që nga vdekja e tij më 2007, Hashid u drejtua nga Abdullah bin Hussein al-Ahmar, i cili shërbeu si kryeparlamentar në Jemen (Sadik al-Ahmar, lideri i tanishëm është djali i tij më i madh). Kur partitë politike u legalizuan më 1990, ai u shfaq si lider i partisë Islah, një koalicion i ideologëve të Vëllazërisë Myslimane, fiseve të Ahmar dhe Hashid dhe tregtarëve antikomunistë.
Saleh dhe Ahmar ishin aleatë të fortë. Me kalimin e viteve, ata së bashku luftuan kundër Republikës Popullore Demokratike Komuniste në Jemen, kundër Frontit të Lirisë Kombëtare qysh në fillim të viteve 1980, kundër Partisë Socialiste të Jemenit në luftën civile të vitit 1994, kundër rebelimit të Houthit në veri gjatë dekadës së kaluar.
Houthis janë një familje shkencëtarësh të spikatur në Jemen, të cilët drejtuan një revoltë të fiseve dhe shumë të tjerëve të pakënaqur nga pushteti i Saleh.
Revolta nisi dhe përfundoi nga 2004-2010, kur regjimi i Jemenit dhe ushtria saudite nisi një fushatë për të shkatërruar Houthis. Luftëtarët e Houthis i mbajtën në liman edhe ushtrinë saudite, edhe atë të Jemenit. Armëpushimi që pasoi ishte mjaft i gjatë, sepse Houthis kanë qenë të zënë me bizneset e tyre në Saadah.
Më 1997, partia drejtuese e Salehut i prishi marrëdhëniet me partinë Islah, sepse presidenti donte të distancohej nga aleatët e tij më të fuqishëm dhe rivalët më të rëndësishëm, islamikët. Në këtë pikë, Islah e ndërroi drejtimin duke u bërë parti opozitare. Edhe pse partia në pushtet e Salehut dhe Islah Amar luftuan për zgjedhjet dhe kundërshtuan njëri-tjetrin për pushtet, ata gjithnjë kishin terrene të ndara, p.sh. kundër lëvizjes Houthi në veri apo kundër separatistëve në jug.
Sot, të dy janë përfshirë në një betejë të brendshme: Islah është pushteti kryesor pas koalicionit të partive opozitare tradicionale, që kryeson negociatat për protestuesit me Këshillin Bashkëpunues. Saleh duhej t’i ketë bërë llogaritë gabim, për rrezikun që vinte nga revolta e gjerë dhe konflikti civil.
Gjatë muajit mars, në Marib, një zonë në lindje të Jemenit, që është e pasur me naftë dhe gaz natyror, fiset shpërthyen naftësjellësit në solidaritet me lëvizjen e protestës së qetë. 
Prej paralizimit të eksporteve me naftë të Jemenit, që përfaqëson 30% të GDP dhe 75% të të ardhurave vjetore të shtetit gjatë dekadës së fundit, Abida në Marib ia doli të fitonte atë që al Kaeda veçse e kishte ëndërruar.
Ditën e mërkurë, mijëra anëtarë fisi të Hashidit nga Amrani luftuan me njësitë ushtarake afër kryeqytetit, në përpjekje për t’u bashkuar me përkrahësit e Ahmarit.
Beteja brenda Sanas shkoi keq edhe për qeverinë. Luftëtarët e Ahmar Hashid zaptuan një mori ndërtesash të rëndësishme qeveritare, duke përfshirë edhe përfaqësues partish pushtetare.
Saleh e ka portretizuar për një kohë të gjatë lëvizjen kundër tij si një “krim të organizuar” dhe në pikëpamjen e tij, Hamid al-Ahmar, një prej vëllezërve të vegjël të Sadiq, ai është nxitësi kryesor bashkë me gjeneralin Ali Muhsin al-Ahmar dhe Arabinë Saudite, janë përkrahësit më të mëdhenj të Ahamrit.
Në këndvështrimin e Salehut, eliminimi i liderëve të krimit të organizuar do të merrte një kuptim: pa ata, me protestuesit e paqtë mund të negociohet më lehtë.
Protestat e muajve të fundit i erdhën për shtat Salehut për të shmangur dhunën dhe për të ftuar demonstruesit, që të drejtonin kërkesat e tyre në formën e një fushate elektorale.
Saleh u duk i lumtur me zgjedhjet, sepse ai e di që protestuesit dhe opozita janë ndarë dhe se shpresat e tij të mëdha për ata janë vetëshkatërrim.
Por paqja nuk u ruajt. Më 18 mars përkrahësit e regjimit organizuan një masakër të protestuesve pranë universitetit Sana.
Dhuna u përshkallëzua dhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa dhe Këshilli Bashkëpunues vunë re që Saleh humbi kontrollin, të gjithë u kthyen kundër tij, duke bërë thirrje për largimin e tij. 
Nga ana e tij, GCC krijoi një plan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që Saleh të zhvendosej në një shtëpi në Jeddah. Tani Saleh po përpiqet të luajë me avantazhin e tij duke e shndërruar konfliktin politik në një konflikt ushtarak, gjë për të cilën ai është mjeshtër. 
Por ky nuk është një reagim dëshpërues. Saleh ka besim se mund të provokojë luftë me lidershipin e Hashidit dhe të shpëtojë i padëmtuar.
Kjo, deri në njëfarë mase, sepse fiset vetë janë dobësuar mjaft.
Pozita e Hashidit, në veçanti, ka qenë në rënie, që kur nisi lufta me Houthis më 2004 dhe u përshpejtua vetëm pas vdekjes së Abdullah bin Hussein al-Ahmar.
Luftëtarët e Hashidit u shpartalluan nga Houthis, të cilët e përforcuan pushtetin e tyre nga lindja dhe nga jugu duke bërë aleanca fisnore dhe duke i futur ankth Arabisë Saudite, sepse lidershipi përbëhet nga shiitët Zayid dhe sauditët i frikësohen ndikimit iranian (edhe pse ka pak të dhëna për këtë).
Që nga 2004, sauditët i kanë dhënë mbështetje Hashidit si një forcë përfaqësuese kundër Houthis, por tashmë, me ndikimin e Hashidit, Riadi po rivlerëson blerësit e Jemenit.
Sauditët kanë përforcuar lidhjet e tyre me Al-Ukaimi bin al-Jaëf, një sheik Bakil që vjen nga partia Islah.
Houthis kanë arritur sukses në shfrytëzimin e fyerjeve të anëtarëve të fisit kundrejt lidershipit të tyre tradicional.
20 vitet e fundit është vënë re ngritja e “qytetit sheik” apo sheiku, që është anëtar i parlamentit ose një komandant ushtarak, i cili mbron fiset në qeverinë kombëtare, por që shpesh ka humbur lidhjet me problemet fisnore në zonat rurale.
Houthis janë më të lidhur me nevojat lokale sesa me pushtet-thyesit tradicionalë fisnorë në Jemen. 
Kjo ndjenjë fyerje është edhe një arsye përse shumë anëtarë fisesh i kanë braktisur zonat ku banonin dhe janë armatosur për t’u bashkuar me protestuesit në Sanaa.
Fiset nuk motivohen nga politika apo një ideologji e caktuar, por nga konsideratat praktike të ekuilibrave të pushtetit mes fiseve të tjera.
Si e tillë, shoqëria fisnore është thellësisht e copëtuar dhe bëhet gjithnjë e pamundur bashkimi: fiset do të luftojnë në mënyrë të pashmangshme mes tyre.
Grupi i dytë më i rëndësishëm në Hashid kryesuar prej sheikut Jalidan është përkrahës i Salehut. Në muajin maj, kur vëllezërit Ahmar shpallën dorëheqjen e Hussein al-Ahmar nga partia në pushtet e Salehut dhe nga bashkimi i Hashidit dhe fiseve Bakil me protestuesit, vëllezërit nuk arritën të grumbulloheshin dot në Amran, sepse fiset që përkrahnin qeverinë, i kishin prerë rrugën.
Saleh ende po shijon përkrahjen nga fiset e armiqësuara prej lidershipit Ahmar.
Për aq kohë sa Saleh do të qëndrojë në pushtet, fiset lokale do të kenë vullnet të dhurojnë besnikëri në shkëmbim të përkrahjes lidhur me disa probleme shqetësuese lokale.
Duke u përballur me lidershipin Hashid, Saleh mund të minojë protestuesit, të cilët i shndërrojnë shqetësimet e Jemenit në një elitë që lufton për lidershipin e shtetit – një “krim i organizuar” kundër ligjit dhe rendit, për të përdorur këtu fjalët e Saleh.
Ai ka për t’u bërë një autoritet pa të cilin luftërat e Jemenit janë të pazgjidhshme, pra, në këtë mënyrë, i garanton vetes një rol në të ardhmen e vendit – nëse mbijeton nga lufta me vetveten.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›