E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen për dëmtimin e mihjes sipërfaqësore në Obiliq

Policia e Beogradit ka arrestuar dy persona për të cilët ekziston dyshimi i bazuar për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës së personit përgjigjës dhe e kanë dëmtuar mihjen sipërfaqësore të thëngjillit “Kosova” në Obiliq për shumën prej mbi 1 milion eurove. Sipas komunikatës së policisë, që e transmeton gazeta Blic, të arrestuarit janë D. R. (57) dhe personi përgjegjës i shoqërisë ekonomike “Plodoprom” nga Beogradi, me inicialet R. B. (50).

Sipas policisë, i dyshuari D. R., në cilësinë e “personit përgjegjës” të Mihjes sipërfaqësore Kosova në Obiliq, pa vendim të “Këshillit drejtues” të mihjes dhe Këshillit drejtues të Elektroekonomisë së Serbisë, në shtator të vitit 2004, me të dyshuarin R.B., ka lidhur kontratë për blerjen e parcelës pronar i së cilës është shoqëria “Plodoprom” nga Beogradi.

I dyshuari D.R, në bazë të kontratës, ka kryer pagesën e marrjes me qira të parcelës në shumë prej 1 500 eurove në muaj, si dhe ka ndërtuar objektin afarist prej 1 000 metrave katrorë në atë parcelë, e cila pas vitit 2014 do të mbetet në pronësi të shoqërisë ekonomike nga Beogradi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›