E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekje për pajtimin e Sllovenisë me Kroacinë

Lubjanë - Sllovenia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kroacisë bë Bashkimin Evropian. Ajo do të kundërshtojë hapjen e 11 kapitujve të negociatave me BE-në gjatë një konference që do të zhvillohet sot. Sipas Ministrit të Jashtëm slloven, Borut Pahor, vendi i tij do të përdor të drejtën e vetos lidhur me anëtarësimin kroat. Shkak për këtë, ai ka paraqitur konfliktin ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë për kontesti kufitar, i mbetur gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, ku të dyja palët kontestojnë për kufirin detar në gjirin Piran.

Kryeministri slloven shtoi se ''një zgjidhje do të ishte e mundur në muajt e parë kur Çekia të marrë presidencën e radhës së BE-së''. Sllovenia akuzoi Zagrebin se dokumentat e dërguara në BE në kuadër të negociatave për anëtarësim, përmbanin elementë që formonin një gjykim paraprak lidhur përcaktimin e kufijve tokësorë dhe detarë mes dy ish-republikave jugosllave që janë në konflikt për këtë çështje që prej marrjes së pavarësisë në vitin 1991.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›