Ne KS do diskutohet per raportin e Ki Mun
Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri do te raportoje sot ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit ne Nju-Jork rreth zhvillimeve te fundit ne Kosove. Ne seancen e KS do te diskutohet rreth raportit te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Mun. Ne kete mbledhje do te marre pjese edhe ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni. Zyra per informim prane Ministrise se Jashtme te Kosoves ka njoftuar se pas qendrimit ne Uashington, ku, se bashku me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaci, mori pjese ne takimet me Presidentin e SHBA-ve, Xhorxh Bush dhe Sekretaren e Shtetit, Kondoleza Rajs, ministri i Jashtem, Skender Hyseni, kane udhetuar per ne Nju-Jork, ku do te marre pjese ne seancen e Keshillit te Sigurimit ne OKB, e cila mbahet neser. Takimi do te jete me dyer te mbyllura dhe ministri Hyseni nuk mund te flas, pasi Kosova nuk eshte ende anetare e OKB-se.