Kuci: Qeveria plan per territorin
Zevendeskryeministri kosovar deklaron se ekzekutivi eshte ne bisedime me serbet per kufijte
PRISHTINE - Qeveria eshte shprehur se ka nje plan strategjik per mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit te Kosoves. Por, opozita akuzon se qeveria eshte duke u treguar e ngathet kur behet fjale per kete ceshtje. Ne dokumentet zyrtare te Kushtetutes se re te Republikes se Kosoves shkruhet se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikes se Kosoves eshte i pacenueshem dhe mbrohet me Kushtetute. "Qeveria e Kosoves ka plane per zhvillime strategjike per mbrojtjen e teresise territoriale dhe sovranitetit te Kosoves", ka deklaruar Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci. Sipas tij, Kushtetuta e Kosoves eshte akti me i laret qe mbron territorin e saj. Ai thekson se eshte e sigurt qe Qeveria e Kosoves eshte e pa kompromis kur eshte fjala per vendosjen e rendit dhe ligjit ne gjithe territorin e Kosoves. "Ne jemi ne biseda me bashkesine serbe, po ashtu edhe me bashkesine nderkombetare, per gjetjen e zgjidhjeve duke tentuar qe t'i integrojme ne institucionet tona", sqaroi zevendeskryeministri kosovar. Sipas tij, Qeveria e Kosoves eshte ne biseda shume intensive per ndertimin dhe rifunksionimin e gjykatave, ne ate pjese, per marrjen e komandes se plote ne Policine e Kosoves dhe vendosjen e pikave doganore. "Jemi duke punuar, natyrisht qe nuk kemi iluzion qe kjo mund te ndodhe shume shpejte, por nuk do te jemi te kompromisshem ne kuptimin e asaj qe ta vendosim rendin dhe ligjin ne tere territorin e Kosoves. Ne mund te bejme kompromis ne aspektin kohor, por jo ne kuptimin e qellimit", thote Kuci.
Per liderin e Levizjes "Vetevendosja", Albin Kurti, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe miratimit te Kushtetutes, veriu i Kosoves me shumice te popullates serbe, u be edhe me i pavarur nga Kosova. Kjo, sipas tij, ka ndodhur fale neglizhences se Qeverise se Kosoves, e cila nuk eshte duke bere as perpjekje minimale per te zbatuar Kushtetuten ne kete pike dhe per te ushtruar sovranitet mbi territorin e vendit. "Qeveria e Kosoves nuk ka te beje fare me rreth 25 per qind te territorit te Kosoves, perfshi ketu edhe veriun e Kosoves, qe kontrollohen nga strukturat paralele te Serbise. Prandaj Qeveria e Kosoves, por edhe institucionet e Kosoves, jo vetem qe nuk po e implementojne Kushtetuten, por ata thjesht as nuk po perpiqen, as nuk kane plane per ta bere nje gje te tille", u shpreh lideri i Levizjes "Vetevendosja". Sipas tij, zgjidhja e vetme per kete ceshtje eshte qe te kalohet nga prioriteti i njohjes se Republikes se Kosoves nga vendet tjera, te prioriteti i teresise territoriale, duke theksuar, qe pavaresia te marr substance, te kete sovranitet, pra eshte e nevojshme qe qeveria te kete edhe dhembe.
Tahiri: Qeveria te kete plan konkret per Mitrovicen
Zedhenesi i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Besnik Tahiri, eshte shprehur se kjo parti ne nje leter derguar ne prill te ketij viti Kryeministri dhe Presidentit te vendit ka paraqitur nje plan konkret per integrimin e pjeses veriore te Mitrovices. "Mendojme se Qeveria eshte duke bere shume pak ne lidhje me kete ceshtje. Jemi te vetedijshem per sensitivitetin e kesaj teme, mirepo ajo qe eshte shume me rendesi, eshte qe edhe Kosova edhe institucionet e saj te kene nje plan, i cili do te mund te shqyrtohej, por nuk kemi komoditet te rrime dhe te presim qe dikush do te na zgjedh kete ceshtje", ka thene Tahiri.
Mbeshtetja
Sido qe te ndodhe, ne takimin e porsaperfunduar me kryetarin amerikan, Xhorxh Bush, ne Uashington, udheheqesit me te larte te vendit, Kryetari Sejdiu dhe Kryeministri Thaci, moren mbeshtetje te fuqishme per sovranitetin e Kosoves.
Njohja
Mbi 90 shtete kane njohur pavaresine e shtetit me te ri ne Ballkan, duke perfshire vende si SHBA dhe anetare te Bashkimit Evropian. Keshtu, te 57 vendet e Konferences Islamike e kane njohur shtetin e ri te Kosoves.