E Diel, 1 Nëntor 2026

Përpjekjet integraliste për ta shndërruar kryqin në një talisman të thjeshtë

Me se fundi nje gjykates ne Valladolid mori pergjegjesine e gjestit qe prej kohesh ishte evokuar nga qeveria spanjolle dhe nga intelektualet qe mblidhen perreth kryeministrit socialist spanjoll José Luis Zapatero; pra ishte nje gjest i pritshem dhe i inkurajuar. Gjykatesit ne Spanje jane pak si ata ne Itali, disa prej tyre deshirojne te shquhen duke afirmuar se sa i duan ato qe aspirojne per t’u bere Velinë e famshme dhe rezultati ne kete rast eshte i garantuar. Gjykatesi ne Valladolid ndoshta e di se vendimi i tij mund te kete efektin domino te nje zgjedhjeje qe do behet kombetare, por qe ne vetvete permban ne kete çast zhurmën e një polemike në shkallë botërore.
Te hiqet kryqi nga klasat dhe nga hapesirat e perbashketa te shkollave publike - dha sentencen gjykatesi. Eshte nje simbol fetar, pra nuk ka asgje te perbashket me mesimin dhe edukimin qe nje shtet laik duhet te garantoje dhe qe duhet te jete i lire nga çdo lloj kushtëzimi. Spanja e zymte dhe e gjunjezuar e Francisco Francos dhe e Opus Dei-t ia lë perfundimisht vendin nje filmi te Pedro Almodóvarit. Ndoshta nje film te cilin duhet akoma ta shkruaje e lire nga konfliktet.
Isha shume i ri dhe mendoja se isha komunist, por ndjeja nje shqetesim te madh gjer qe me pas me shtyu te hyj ne reflektime te thella, kur gjate diteve te zgjedhjeve, ata qe numeronin votat dhe perfaqesuesit e Partise Komuniste italiane hynin ne shkollat e adaptuara si qendra votimi dhe i kerkonin presidentit te shkolles te hiqte kryqin nga muri pas katedrës. Ishte i njejti kryq te cilin gjykatesi ne Valladolid nuk e deshiron me, militanteve te Partise Komuniste u dukej se qendronte aty dhe i ftonte - ose me mire pretendonte - te kushtezonte zgjedhesit qe kishin vendosur te mos votonin per demokracine kristiane. Atehere ai gjest me dukej jo vetem i kote e i tepert, por mbi te gjitha vulgar dhe nje budallallëk.
Vazhdoj ta mendoj ne te njejten menyre, edhe sepse nderkohe kam patur privilegjin te shoh qindra shfaqje artistike dhe me pak artistike te Krishtit dhe keto vizione nuk kane turbulluar apo vene ne krize bindjen time laike; natyrisht kane bere me dalluese aftesine time per te njohur te bukuren. Per me teper keto vitet e fundit, vitet e terrorizmit islamik, te 11 shtatorit, te perpjekjeve per te minuar bindjet, sigurite e Perëndimit qe qendrojne ne lirine dhe demokracine, në rrenjet tona kristiane, jane kthyer ne nje pike referimi. Jam e bindur se nje Kushtetute ideale e nje bashkimi autentik politik europian duhet te ngreje me force ekzistencen dhe forcen e ketyre rrenjeve. Besoj edhe ne Jezu Krishtin, ashtu si ne e paraqesim ne kryq, si e imagjinojme ne jetet tona dhe ne mendjen tone pertej Ungjijve, pertej praktikes se perditshme te Kishes, i cili ka qene nje nga gjenite revolucionarë, qe me jeten e tij dhe me mundimet e trupit imponoi forcen e individit mbi shperdorimin e se shenjtës.
Tek e perditshmja Il Giornale te dielën qe kaloi nje interviste dhe dy nderhyrje komentonin librin e nje kolegu, Pietrangelo Buttafuoco, qe sulmon mendimin perëndimor dhe vlerat e tij te lirise duke i quajtur mbartes te dekadences. Tek “Cabaret Voltaire”, nje terbim integralist e shtyn autorin t’i beje Hosanna nje njeriu te madh te fesë, ajatollah Khomeinit, te mbroje presidentin aktual te Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, duke e quajtur kampion te te drejtave te grave. Pra libri ekzalton kuptimin e se shenjtes, te tradites, te lutjes se Islamit kunder boshllekut te Perëndimit, i verbër ne spiritualitet dhe i mbushur me dyshime, duke filluar qe nga leksionet e keqija te iluministeve dhe te Volterit. E lexova librin duke u dridhur për vleresimin e nje kushti fetar qe i kerkon njeriut pandryshueshmerine, dhunen, deri edhe masakrat per te fituar parajsen. Asgje nuk eshte me e larget se makthi qe ky liber perfaqeson ne syte e mi ne ekzaltimin e Islamit, te Krishtit qe u be njeri duke sfiduar ç’ka ishte e sigurte dhe duke ekzaltuar dyshimin. Do te ishte me mire ta mbanim neper shkolla dhe jo siç behet per nje objekt te shenjte, gati nje talisman.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›