E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë përfaqëson buxheti 2009 për Lezhën

Gjate diskutimit ne parim te projekt buxhetit per vitin 2009 ne pergjithesi flitet teorikisht per te ardhurat dhe shpenzimet, per inflacionin, borxhin e jashtem dhe terma te tjere ekonomikë. Mjaft nga degjuesit tane kane hapur syte dhe veshet per te kuptuar çfarë sjell realisht ky buxhet, per qytetin e tyre, per lagjen apo fshatin ku jetojne.
Duke tentuar te kuptojne çfare perfitimi real kane nga ky buxhet per familjet dhe jeten e perditeshme te tyre.
Prandaj, po mundohem te jem sa me semplist duke bere nje lidhje konkrete ndermjet ketij buxheti dhe qytetareve te qarkut te Lezhes. Se pari ky buxhet do te sjellë nje rritje te rrogave nga 10-14 %, keshtu qytetaret e Mamurrasit, mesuesit, infermieret, doktoret dhe punonjesit e administrates do te sigurojne te ardhura me shume per familjaret e tyre, ndersa pensionistet do marrin 10% me shume se gjate ketij vitit. Ndersa votuesit e mi qe jetojne ne komunat e Fushë-Kuqes dhe Shënkollit do kene mbeshtetje me te madhe per bujqesine me nje fond qe rritet me 11,6 % ose mbi 100 milionë lekë. Ndersa pensionet ne fshat do rriten ne masen 20%. Se dyti, nepermjet ketij projekti buxheti perfundojne disa investime te papara ndonjehere ne Qarkun e Lezhes qe nga krijimi i tij. Me shume se 1 miliardë Euro jane duke u investuar nga shteti dhe privatet ne Lezhe, ne industri, infrastrukture, ujesjellësa, ne mjedis, ne bujqesi etj. Vetem ne Arsimin baze ne zonen 16-te jane investuar 1,5 milionë euro duke ndertuar shkollen e Fushë-Mamurrasit e shkollen e Shenkollit, nderkohe eshte ne ndertim shkolla e Gorrese. Ne kundershtim me propoganden shterpë te “Tellallit shëtiteës” qe qendron ne krye te Tiranes dhe te PS, qytetaret e kesaj zone e shikojne me syte e tyre, sepse çojne femijet ne shkolla te reja, ata e ndjejne përmirësimin e cilësisë se jetes se tyre. Pavarësisht lumit te fjalëve që lëshon ai, vend e pa vend, nuk mund te zerohen investimet e bera ne arsim. Jane investuar dhe do investohen rreth 7 milionë dollarë ne infrastrukture rrugore vetem ne kete zone. Duke e nxjerre zonen rurale te Kurbinit dhe Lezhes nga harresa e qellimshme, nga diskriminimi politik i qeverive te njëpasnjëshme socialiste, me dhe pa mjekër. Eshte ndertuar Rruga Autostradë-Mamurras prej 3 km dhe eshte ne ndertim e siper Rruga Mamurras-Adriatik prej 7 km. Ka perfunduar Rruga “Autostradë-Fushë-Kuqe” dhe eshte ne ndertim rruga e Patokut prej rreth 8 km. Gjate ketij viti do ndertohet edhe rrufa Fushë-Milot-Gurres. Ka perfunduar sistemimi i ujërave te bardha e te zeza si dhe rruga e Shenkollit si dhe eshte ne ndertim e siper Rruga bregdetare Zejmen-Tale prej 9 km. Ne kete zone jane bere aq investime sa nuk jane bere prej 100 vjetesh te marra sebashku. Keshtu oponentë te nderuar socialistë, sado qe te kundershtoni, Ju dhe “Ai i Gjati”, nuk ju beson kush sepse ndryshimet e bera gjate ketij mandati qytetaret i prekin çdo dite, ata ecin ne rruge te asfaltuara qe nuk i kane pare as ne ëndërr. Para 3 vjetësh nje grup banoresh qe jetonin ne fshatin Adriatik erdhen e me thanë se kemi vetëm nje kerkesë per ty si deputet: “Duam qe rrugen deri ne Autostradë te na e shtrosh me çakull se eshte bere e pakalueshme. Une Ju premtova se do jua shtrojme me asfalt, ndersa banorët ngulnin kembe se duam vetem me cakull sepse kemi 8 vjet qe premtojne dhe nuk e bejne dot. Ndersa sot ajo rruge po perfundon me asfalt dhe rreth 3000 banore mund te shkojne per pak minuta ne shtepite e tyre. Çfarëdo qe t’ju thote atyre “Tellalli Shëtitës” per qeverine virtuale te se majtes, ata nuk mund ta harrojne premtimin 8-vjecar te socialisteve per rrugen me çcakull dhe realizimin me asfalt te kesaj qeverie.
Se treti Qarku i Lezhes ka shpetuar nga mallkimi qindravjecar i permbytjes, here nga Drini dhe here nga lumi Mat qe merrnin perpara gjithçka qe njerzit kishin krijuar me mund e djersë. Mbi 2,5 milionë euro jane dhene nga qeveria per disiplinimin e ketyre dy lumenjve ne menyre qe ata te mos dalin per asnje moment nga shtrati i tyre. Fushat e “Bregut te Matës”, “Fushë-Kuqes” dhe Torovices mund te kultivohen dhe te prodhojne pa frikë per pronaret e tyre. Se fundi edhe une si deputet i zgjedhur direkt nga populli ndjehem mjaft mire qe kam mundur te realizoj teresisht premtimet e mia. Jam krenar para bashkeqytetareve te mi dhe dua te falenderoj forcen time politike qe me nxori faqebardhe ne kete perballje me qytetaret. Sepse gjithesecili prej nesh perveç përfaqësimit politik, kemi edhe nje emër personal, nje angazhim individual, pse jo edhe nje angazhim familjar perpara votuesve tane. Une shkoj çdo fundjavë ne Lezhe bashke me familjen time dhe ndihem mjaft i respektuar nga lezhjanët.

Fjala e mbajtur nga deputeti i partisë Demokratike, në seancën plenare të së enjtes, kur në Kuvend u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2009

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›