Kremtimi i 1 dhjetorit, festës kombëtare të rumunëve

Ngjarja historike e 90 vjetëve më parë u kurorëzua me krijimin e shtetit rumun. Duke vështruar në thellësinë e kohërave më 1 Dhjetor të vitit 1918 në qytetin e Alba-Julia u miratua mbledhja e madhe kombëtare, rezolucioni për bashkimin e Transilvanisë, Bonatit, Krishanës dhe Marramurashit me Rumaninë. Në këtë mënyrë bashkimi i madh u krijua mbi baza demokratike me ruajtjen e një autonomie lokale, por edhe me barazimin e kombësive dhe të feve. Rumania e bashkuar përfshinte në tokat e saj historike një sipërfaqe prej 295049 km² në krahasim me 137000 km² para vitit 1918 dhe një popullsi prej 18057028 banorë në vitin 1930 në krahasim të rreth 7250000 banorë në vitin 1913. Rumunët përfaqsonin 71.9% të popullsisë, hungarezët 7.9%, gjermanët 4.4%, izraelitët 4%, etj. Krijimi i Rumanisë së madhe ka patur një domethënie të shënuar për shqiptarët e Rumanisë. Krijimi i Rumanisë që rezultoi nga ky bashkim pati nje impakt edhe në levizjen migratore te popullsisë shqiptare nga te gjitha trevat.Kështu pas viteve 1919-1920 vihet re ardhja e një vale emigrantësh shqipëtar në tokën rumune, kësaj here në një numër më të madh jo vetëm nga Shqipëria, por dhe një valë emigranësh nga ish Jugosllavia dhe në mënyrë të vecantë nga Republika e Maqedonisë, të cilët do të vendoseshin jo vetëm në Pitesht, Kostanca, Bukuresht, Brëila, Sllatina, por dhe me zona të reja si në qytetet Klush, Sibiu, Orada, Baja-Mare, Tërgu-Muresh, etj. Janë të shumtë shqiptarët që studiuan gjatë kësaj periudhe në Rumani si Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Vangjush Mio, Lasgush Poradeci, Gjergj Bubani, të cilët kur u kthyen në Shqipëri dhanë një kontribut të admirueshëm si këngëtar, piktor, poet, shkrimtar dhe gazetar.
Alba-Julia/Alba-Julia, qyteti i vjeter perben nje portret historike, arsimore, kulturore dhe artistike te ketij shteti ky çdo udhëtar gjen në përsosmëri forcën e madhe të kulturës rumune. Qyteti qysh në vitin 106 ka qënë ndërtuar nga romakët dhe është quajtur Apuliem(emër i romanizuar të Apulumului e Piatra Gravei). Apulumului ka qënë një qëndër e madhe politike dhe ushtarake e botës antike romake. Popullsia e asaj kohe arrinte deri në 20000 banor. Bashkiaku i parë i qytetit ka qënë Marcus Appolinus Adiutor. Apulumul ka qënë qendra e madhe e komunikimit dhe e mardhënieve ekonomike. Në këtë kohë ka qënë shtypur edhe një monedhë si dhe me vulën këtij qyteti janë vulosur shumë prodhime që prodhoheshin në atelierën e mjeshtrave. Ekzistonin shkolla dhe vendosje të tjera kulturore që pergatisnin shkrimtar dhe funksionar për aparatin e shtetit. Në këtë periudhë në vendin ku është ndërtuar Katedralja romano- katolike ka qënë ndërtuar rezidenca e princit dhe pikërisht në këtë periudhë Apulum është quajtur Alba nga ngjyra e bardhë e kështjellës romake. Sllavët e kanë quajtur Balgrad, hungarezët e kanë quajtur Feheruar dhe gjermanët Weiserburg. Alba-Julia është quajtur qysh në shek 15-të. Qyteti kishte një treg që funksionte çdo javë. Janku i Hunedoaras (Janosh Huniadi) ka qenë i lidhur shumë me Alba-Julia-n sidomos pas luftave në 1441 në Smedrena dhe 1442 kundër turqve dhe në një dokument të vitit 1446 ai ka lënë një testament që të varrosej në katedralen romano-Katolike në Alba Julia. Qyteti bëhet kryeqytet i të gjithë rumuneve dhe nën mbretërinë e Mihal Viteazut qysh në vitin 1600 dhe me vrasjen e Mihal Viteazut nga ana e gjeneralit Basta qyteti njeh një periudhë regresive sidomos në periudhën 1601-1605. Në vitin 1648-1658 fillon ndërtimi i pallatit princëror i cili ishte ndërtuar në një formë të tillë që pothuajse në të gjithë mjediset nëpërmjet tubacioneve të qeramikës ishte dërguar uji i ngrohtë. Periudha e lulëzimit mbyllet me pushtimin turk. Është për t’u theksuar se në këtë periudhë janë djegur arkivat, biblioteka dhe pallati princëror. Në vitin 1786 qyteti kishte 4777 banorë, 1106 familje dhe 890 shtëpi. Pas pushtimi hasburgian, qyteti merr emrin Alba-Carolina ose Carlburg sipas emrit të perandorit Carol VI (1711-1740). Në shek XVIII janë zhvilluar lëvizje të mëdha shoqërore si Sofronie(1759-1761) dhe kryengritja 1784 e udhëheëqur nga Horea, Closca dhe Crisan. Në vitin 1848 Alba-Julia bëhet një arenë pushtimesh Hungareze dhe ruse dhe pas largimit të tyre vendoset një regjim revolucionar me në krye Avram Janku, fakt që e ka detyruar këtë të vazhdojë luftën, dhe kjo arsye ka cuar në vrasjen e tij. Në dekadat e para të shek. XX, qyteti njeh një zhvillim shumë të madh, krijohet një ndërmarje për punime drusore si dhe fabrikat e lëkurëve, tekstili, rrobave, këpucëve, pëlhurave si dhe krijohet një uzinë elektrike. Në këtë qytet objektet turistike janë të shumta dhe të rëndësishme. Këshjella e ndërtuar ndërmjet viteve 1715-1738, brenda së cilës ndodhet katedralja katolike e ndërtuar në shek. XIII, biblioteka Batthya Nahem e krijuar në 1794 që ka në fundin e saj 60000 libra, katerdalja ortodokse, salla e Bashkimit, Muzeu Kombëtar i Bashkimit.
Me mjeshtrin Petro Achiceni/Rastësia më bëri që të vizitoj qytetin e Alba-Julia-s jo shumë vite më parë dhe këtu të njihem me piktorin Achiceni i cili i përket jo vetëm Rumanisë, por edhe hapësirës Europiane. Ju shqiptarët më tha, ndërsa po drejtoheshim në sallën ku do të zhvillohej kongresi i shpirtërimit rumun, jeni një popull i zgjuar dhe i talentuar . Kam patur rastin kur studioja në Akademinë e Arteve të Bukura në ish Leningradin dje dhe Sant-Petërburgun sot, të njoh dy shqipëtar të talentuar, piktorin Jakup Kerraj dhe .skulptorin Thanas Papë-n. Njeri solli në Akademi pikturën me një kolorit potent nga brigjet e bukura të bregdetit Adriatik, ndërsa tjetri solli madhështinë e shqiptarit të shprehur me monumentin e Skënderbeut që e realizoi si temë diplome dhe u vlerësua me 10. Të nesërmen ndërsa po shkonim në ekspozitën e tij së bashku me shumë piktorë të tjerë, që u hap në mjediset ku zhvillohej kongresi u ndal ashtu papritur përpara monumentit të Mihal Viteazut dhe duke më vënë dorën në sup me një zë që buronte nga shpirti më tha që ky princ rumun që në vitin 1595 ka strehuar 15000 shqiptarë që vinin nga Cervena Voda duke i siguruar kushtet e mira për të jetuar në trojet rumune. Eh, më tha, dhe në sytë e tij pashë lot dhe zëri po i dridhej. U ndava nga piktori shqiptar Jakup Kerraj dhe skulptori Thanas Papa dhe u mbush gjysëm shekulli që nuk shihemi. A jetojnë ata vallë? Duke parë ekspozitën, një piktor rumun më tha që mjeshtri Achiceni është një nga personalitetet rumune bashkëkohore. Ai ka hapur ekspozita në shumë vende të botës si Gjermani, Hungari, Cekosllovaki, Bullgari, Itali, Francë, Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Greqi dhe Austri. Për këtë vazhdoi ai, krijimtaria e tij zhvillohet, rreth një kolone sidoqoftë ajo, spirale apo shkon në pafundësi,ai është si një gjeometër që shikon realitetin në dimensionet e hapësirës.
Biseda mund të vazhdonte edhe më gjatë, por këtë e ndërpreu mjeshtri që na ftoi që të hynim në sallën ku do zhillohej kongresi i shpirtërimit rumun.
Me këtë rast i urojmë festën e 1 Dhjetorit popullit rumun.
...