E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen Mancini dhe Redknapp

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini dhe ai i Tottenhamit, Harry Redknapp janë përfshirë në një luftë fjalësh para sfidës derbi që zhvillohet të dielën pasdite në Ettihad Stadium.

Ishte Redknapp ai që sulmoi Cityn se nuk di të prodhojë lojtarë, por që vetëm di të blejë të gatshëm lojtarë të mirë. Kjo nuk kaloi mirë te Roberto Mancini.

“Harry Redknapp mund të huazojë para nëse nuk ka për të blerë lojtarë. Nëse keni rastin për të blerë lojtarë të mirë, ju i bleni”, theksoi Mancini.

Manchester City dhe Tottenhaim janë në luftë të drejtpërdrejt për titullin në PreLigën Premier dhe takohen sot (të dielën) me fillim nga ora 14:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›