E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blater shigjeton Brazilin per organizimet e Boterorit 2014

Në vizitën që zhvilloi në qytetin e Shën Peterburgut, gjatë festimeve të 100-vjetorit të Federatës Ruse të Futbollit, presidenti i FIFA-s, Sep Blater deklaroi se Rusia është në rrugë të mbarë me përgatitjet për Botërorin 2018.
Kreu i institucionit që drejton futbollin botëror vuri në dukje faktin se në përgatitjet për organizimin e aktivitetit më të rëndësishëm ndërkombëtar, Rusia është më përpara edhe se Brazili, ku do të zhvillohet Botërori 2014.
“Mund t’ju them se në Rusi jemi mjaft mirë më përgatitjet. Madje, do të thoja se jemi më mirë se për aktivitetin e radhës. Aktualisht kemi më tepër probleme për Kupën e Botës 2014 në Brazil, sesa për aktivitetin e vitit 2018”.
Së fundmi, FIFA nuk i ka fshehur pakënaqësitë rreth përgatitjeve në vendin amerikano-Jugor. Në dhjetor të vitit të kaluar, Blater kishte deklaruar se do të merrej personalisht me çështjet rreth evenimentit në Brazil.
Federata Ndërkombëtare nuk ka qenë e kënaqur me ritmin e punimeve në infrastrukturë, por edhe me situatën ligjore. Kjo për faktin se Kongresi në Brazil ende nuk ka miratuar të ashtuquajturin ligji i Kupës së Botës, i cili do ti jepte FIFA-s kontrollin mbi çmimin e biletave, shitjen, luftën ndaj piraterisë e deri te shitësit e paautorizuar në rrugë.

Një prej pikave të nxehta të diskutimeve është kërkesa e drejtuesve të futbollit për të lejuar pijet alkoolike në stadiume, ndërsa qeveria braziliane kërkon çmime më të lira të biletave për studentët dhe pensionistët.
Rusia duhet të ndërtojë stadiume, rrugë dhe të përmirësojë infrastrukturën për turneun, megjithatë, drejtuesit e FIFA-s kanë besim se nuk do të ketë mungesë fondesh, pavarësisht krizës globale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›