E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mbysin me thikë

Ish mbrojtësi i Chelseas, Jeffrey Ntuka ka vdekur të shtunën në mëngjes pasi ishte therur me thikë në një klub nate në Kroonstad të Afrikës së Jugut. Ai ishte junior në Stamford Bridge, më pas ishte huazuar për pesë vite te Westerlo, kurse luajti edhe për Kaizer Chiefs e së fundmi SuperSport United. 26-vjeçari bëri pesë paraqitje për Afrikën e Jugut.

Ish mbrojtësi i Chelseas, Jeffrey Ntuka ka vdekur si pasojë e lëndimeve që mori pasi ishte sulmuar me thikë në Afrikën e Jugut. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e hershme të së shtunës në një klub nate në Kroonstad, provincë e Free State.

Ntuka ishte junior i skuadrës nga Stamford Bridge para kthimit në Afrikën e Jugut ku luajti për Kaizer Chiefs dhe SuperSport United. 26-vjeçari kishte bërë pesë paraqitje për ekipin Kombëtar të Afrikës së Jugut.

Një përfaqësues nga kompania e menaxherëve të Stella Africa e konfirmoi lajmin. “Kam biseduar me gruan e tij dhe ajo më konfirmoi se Ntuka ka vdekur pasi ishte sulmuar me thikë në Kroonstad”, tha Michael Hughes nga Atella Africa për uebfaqen sportive të Afrikës së Jugut IOL.

“Fatkeqësisht, telashet duket se e kanë përcjell Jeffreyn kudo që ka shkuar. Ai u mundua shumë që të jetë në shoqëri të njerëzve të mirë dhe bashkëlojtarëve. Por, ka pasur vështirësi të mëdha të pastrojë imazhin e tij nga tregimet e këqija që përcollën karrierën e tij. Pas skadimit të kontratës së tij me SuperSport United, ai kishte një provë të pasuksesshme me një skuadër nga divizioni i dytë i Belgjikës. Ne kemi qenë duke e motivuar dhe ai ishte në formë të mirë fizike”, shtoi ai.

Ntuka kaloi gjashtë muaj në Chelsea dhe luajti për ekipin e rezervave më 2003 para se të huazohet për pesë vite te skuadra belge Westerlo. Ai kaloi dy muaj në Stamford Bridge nga dhjetori 2008 para se të kthehej në Afrikën e Jugut për të nënshkruar për Kaizer Chiefs.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›