Nis sot ne Guine Kupa e Afrikes 2012
Është e vërtetë që në edicionin 2012 të Kupës së Afrikës do të mungojnë shumë përfaqësuese të rëndësishme, megjithatë, aktiviteti pritet të ketë nivel të lartë. Në fazën finale nuk janë kampionët në fuqi të Egjiptit, fitues të tre edicioneve të fundit, Algjeria, Kameruni, Nigeria dhe Afrika e Jugut.
Aktiviteti do të nisë sot në orën 19.30 me ndeshjen ndërmjet Guinesë Ekuatoriale, njërit prej vendeve organizatorë dhe Libisë. Po sot, në Grupin A, në orët e vona të mbrëmjes luhet edhe sfida Senegal Zambia.
Ndeshjet e Grupit B, Bregu i Fildishtë-Sudan dhe Burkina Faso-angola do të luhen të dielën, ndërsa sfidat e para mbyllen me takimet në Grupet C dhe D, që do të luhen të hënën dhe të martën.
Mungesa e skuadrave më të forta, ka bërë që fituesja e trofeut të mbetet enigmë deri në fund. Skuadrat që pretendojnë se kanë kualitetin për të triumfuar janë të shumta, edhe pse Bregu I Fildishtë, Senegali dhe Gana duket se kanë diçka më tepër se të tjerat.
Megjithatë, ashtu siç është konfirmuar edhe në të kaluarën, në Kupën e Afrikës, të gjitha parashikimet mund të përmbysen. Kjo bën që spektakli dhe surprizat të jenë të garantuara.