Xhani De Biazi Shqiperia nje krenari

Trajneri Xhani De Biazi ka nisur zyrtarisht punën në stolin e përfaqësueses shqiptare. Trajneri italian zhvilloi stërvitjen e parë stërvitore me lojtarët e kampionatit shqiptar.
Pas seancës së parë të “zborit”, të parashikuar të zgjasë 5 ditë, De Biazi ka dhënë një konferencë për shtyp, ku foli për situatën e përgjithshme në ekip, ndërsa e cilësoi krenari dhe përgjegjësi përfaqësimin e Shqipërisë.
“Më tepër sesa efekt, kostumi i Kombëtares shqiptare është një përgjegjësi. Fakti që përfaqësoj një shtet në arenën ndërkombëtare të futbollit është një arsye për të qenë krenar, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Unë, si edhe bashkëpunëtorët e mi, e nisim këtë detyrë me shumë besim dhe motivim. Do të përpiqemi të punojmë mirë për federatën dhe Kombëtaren tonë. Përsa i takon grumbullimit, ai më shërben për të njohur më mirë se çfarë ofron kampionati shqiptar. Dyert e përfaqësueses janë të hapura për të gjithë ata që kanë dëshirë të jenë pjesë e ekipit dhe për ata që kanë kualitet. Gjërat në skuadër do të funksionojnë si demokraci dhe me meritokraci. Nëse lojtarët më të mirë do ti gjejmë në kampionatin shqiptar, do ti marrim, në të kundërt do të kërkojmë të afrojmë ata që luajnë jashtë vendit”
Më tej, De Biazi ka bërë të ditur çfarë kërkon nga Kombëtarja, cilat janë pikat e forta të Shqipërisë dhe pjesët që duhen përmirësuar.
“Do të mundohemi që deri më 29 shkurt ti vëzhgojmë të gjithë lojtarët që luajnë jashtë dhe të kemi informacione sa më të plota. Synojmë të kemi një skuadër sa më të ekuilibruar në fushë, që di të mbrojë e të sulmojë, një ekip kompakt dhe aspekti i cili më intereson më shumë, që të dijë të qëndrojë taktikisht mirë në fushë. Ndër pikat e forta të Shqipërisë janë padiskutim shpirti i skuadrës, nga pikëpamja e dëshirës, vendosmërisë dhe kompaktësia. Kur është duke humbur, Shqipëria lufton. Ka edhe probleme taktike, por nuk më pëlqen të flas për ato, pasi defekte kanë të gjithë. Gjithashtu e kam të qartë që një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve janë rezerva në klubet e tyre dhe kjo na e vështirëson punën”- u shpreh De Biazi
Trajneri kuqezi theksoi se për momentin ka komunikuar me kapitenin Lorik Cana, të dëmtuar, të cilin e cilësoi një lojtar thelbësor për skuadrën, ndërsa shumë shpejt ai do të vëzhgojë Bogdanin dhe Ujkanin.
Përsa i takon përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2014, De Biazi deklaroi se po punohet për të siguruar të paktën 2 ose 3 miqësore të tjera, veç asaj të 29 shkurtit me Gjeorgjinë, për t’u paraqitur sa më të përgatitur në sfidën e parë, që do të luhet më 15 gusht me Qipron.
Tekniku nuk përjashtoi mundësinë e një miqësoreje me Italinë në të ardhmen e afërt, ndërsa i hapi derën afrimit të Edgar Çanit dhe lojtarëve të tjerë në Kombëtare.