Vjedhjet, policia ve dy ne pranga
TIRANE - Dy te rinj jane vene ne pranga pasi ishin ne kerkim per vjedhje. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se efektivet e Komisariatit numer 4, kane ekzekutuar urdhrin e prokurorise per Kujtim Berishen, 27 vjec. Sipas tyre, prangosja e tij, eshte bere pasi dyshohet se ne bashkepunim me Erjon Zylaj, ka kryer vjedhjen me dhune telefonin ne pronesi te nje personi. Po dje, eshte ekzekutuar urdhri i Prokurorise se Tiranes per Arlind Muratin, 18 vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Fushe Mezez, komuna Kashar. I riu dyshohet se me date 13 prill 2009, ne afersi te Ktheses se Kamzes, ka vjedhur dyqanin bar kafe "Adriatik", ne pronesi te nje qytetareje. Policia tha se, mbi 27-vjecarin Berishen eshte ngritur akuza e "vjedhjes me dhune", ne bashkepunim. Ndersa mbi Muratin, policia pas kryerjes se veprimeve procedurale, dosjen me materiale i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "vjedhjes". A. C