E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasen dy automjete ne Fier nje i vdekur dhe dy te plagosur

Një i vdekur dhe 2 të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën është bilanci i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fier -Patos në afërsi të fshatit Mbyet, pranë varrezave. Sipas policisë së Fierit ngjarja ndodhi rreth orës 18:40 minuta kur dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën teksa udhëtonin në kahe të kundërta drejtimi. Burime policore bëjnë më dije se në automjeti tip Citroen me targa greke ndodhej viktima Melsid Balladia 26 vjec, pasagjer në makinë dhe Sajmir Hoxha 24 vjec, drejtues i mjetit i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga aksidenti. Ndërsa drejtuesi i mjetit tip Fuoristradë më targa të Fierit Fatos Avdia 33 vjec ka marrë disa plagë të lehta nga përplasja dhë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore po heton për shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i automjetit me targa greke e cila drejtohej nga Sajmir Hoxha. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur edhe në aksin Lezhë-Laç, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të palgosur 7 persona.

Po gjatë mbrëmjes së sotme një aksident tjetër me plagosjen lehtë të 6 perosnave ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë në fshatin Grapsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›