E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: SHBA do ndalojë programet bërthamore të Iranit

26-09-2012 / Gazeta 55

Presidenti amerikan dënoi dhunën në vendet myslimane pas filmit “Pafajësia e myslimanëve”

Presidenti amerikan Barak Obama i është adresuar me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ka thënë se SHBA do të bëjë gjithçka për të ndaluar Iranin në zhvillimin e armëve bërthamore. “Historia ka treguar se paqja dhe progresi vijnë kur vendet bëjnë zgjedhjet e duhura”. Po ashtu gjatë fjalimit të tij, Obama dënoi dhunën që shpërtheu në vendet myslimane pas publikimit të filmit anti islam “Pafajësia e myslimanëve”, duke e cilësuar atë si një atak ndaj idealeve të Kombeve të Bashkuara. Lidhur me videon Obama tha se është një video dhe nuk ka lidhje me SHBA. Obama gjatë fjalës së tij iu referua edhe luftës në Siri, duke thënë se situata atje është jashtë kontrollit dhe se pasojat e saj do të jenë të ndjeshme në mbarë botën. “Regjimit të Bashar al-Assad duhet t’i vijë fundi. Populli sirian ka të drejtë të jetojë një agim të ri”, tha Obama. Për sa i përket Irakut, Obama tha se lufta atje përfundoi dhe se ushtarët amerikanë u kthyen në shtëpi. Më herët sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun , tha se ai i hedh poshtë kërcënimet nga secili shtet për të ndërmarrë aksion ushtarak kundër një shteti tjetër.
Duke folur në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ban Ki-moon tha se “çfarëdo sulmi i tillë do të ishte shkatërrues”, por ai nuk ka specifikuar asnjë vend konkretisht.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›