E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen nga makina, nënë e bijë rëndë në spital

Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Milot – Kukës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth 100 metra larg kryqëzimit të rrugës Durrës-Morinë me superstradën Lezhë – Laç. Një autoveturë me targa të Mirditës, e cila po udhëtonte në drejtim të Laçit, ka përplasur dy persona nënë e bijë, e më pas ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal në anë të saj. Përplasja e fuqishme nga mjeti ka bërë që dy personat e goditur të përfundojnë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas mjekëve, të dy të aksidentuarat ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia e Kurbinit ka mbërritur në vendin e ngjarjes disa minuta pas përplasjes dhe po kryen ekspertizën, ndërsa mendohet se dy janë shkaqet e këtij aksidenti, shpejtësia e madhe e mjetit dhe lagështira në rrugë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›