E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasen per vdekje, karrocieri dhe femija

Makinat fluturojne ne ajer karrocierin dhe femijen, dy te vdekur dhe dy shofere nen akuze. Ngjarjet kane ndodhur mengjesin e dites se djeshme ne akset rrugore Bilisht-Miras dhe Cerme-Divjake. Aksidenti i pare rrugor, mesohet se ka ndodhur rreth ores 03:45 te mengjesit te djeshem ne Bilisht, kur i dyshuari Thanas Temo, duke drejtuar mjetin e tij tip "Benz", me targa DV2118A, eshte perplasur me nje karroce dhe per pasoje ka gjetur vdekjen karrocieri Arif Aliko, rreth 53 vjec. Policia ka ndaluar drejtuesin nen akuzen e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor", por hetimet ende nuk kane perfunduar. Po dje rreth ores 12:00, ne aksin Cerme-Divjake te rrethit Lushnje, ne vendin e quajtur "Kthesa e Cermes", mjeti tip kamioncine me targe LU6604B, me drejtues Azis H., 45 vjec, ka aksidentuar per vdekje kembesoren e mitur L. D., 5 vjece, e cila nderroi jete pak minuta pas mberritjes ne spital. Drejtuesi eshte ndaluar, kurse hetimet po i kryen Policia e Lushnjes per te zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike. Mbremjen e se martes, ne aksin Erseke-Korce, nje makine ka dale nga rruga dhe per pasoje u plagos nje cift bashkeshortesh, qe pas mjekimit ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›