Perleshja e armatosur mes dy familjeve, kapet i treti
Kruje- Perleshja e armatosur ne fshat mes dy familjeve ne Fushe-Kruje, con ne pranga edhe te dyshuarin e trete te perfshire ne plagosjen e dyfishte te kater diteve me pare. Teksa kane pritur te kthehej ne banese, agjentet kane arrestuar te dyshuarin Klodjan Keqi, 28 vjec, banues ne fshatin Halil te Krujes. Prokuroria e Rrethit kishte nxjerre ndaj tij urdhrin e dates 28 mars per ndalim, pasi se bashku me vellane e tij Jetmir Keqi, i arrestuar ne gjendje spitalore, dyshohet se kane tentuar te vrasin me arme zjarri automatike per motive te dobeta, Mustafa Daci. Familjet kishin prej vitesh konflikte te ashpra mes tyre, nderkohe qe dhe vete Daci mbeti i plagosur. Ndersa dy te demtuarit u derguan ne spital, Klodian Keqi u arratis se bashku me armen e krimit. Ngjarja ndodhi prane nje karburanti ne rrugen kryesore Fushe-Kruje-Kruje, duke terrorizuar edhe banoret me te shtenat ne bresheri. Ndaj tre te dyshuarve jane ngritur akuzat e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar gezhojat dhe dy armet "Kallashnikov" dhe "Shotgan".