E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rrethi i Kalase" kap korrierin, kerkohet bleresi "Terranova"

Elbasan- Trafikonte hashash duke perdorur kode komunikimi me klientet, bie ne pranga shperndaresi 24-vjecar. Pas goditjes se dy pikave te shitjes se droges te Rrapishtja ne Elbasan, dje eshte arrestuar pas operacionit te koduar "Rrethi i Kalase", marre nga vendi ku kryhej aktiviteti i paligjshem, i dyshuari Ervin Hoxholli, banues ne lagjen "Partizani". Agjentet e Antidroges e kapen me 526 grame hashash te futur ne nje qese me mbishkrimin "Terranova", pseudonimi i bleresit, emri i te cilit ende nuk eshte zbuluar. Kapja u krye ne zonen e njohur si "Kompleksi Skampini" ne qytetin e Elbasanit, ku mendohej se ishte edhe vendtakimi me bleresin e droges. Operacioni sipas burimeve zyrtare te policise eshte zhvilluar ne lagjen "Dyli Haxhire", kurse gjate kontrollit te baneses se Hoxhollit u gjeten dhe sekuestruan edhe 147 grame kanabis sativa te tjera dhe pesha e pergjithshme arrin ne 673 grame hashash. Ndaj te dyshuarit eshte ngritur akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", ndersa po hetohet per bashkepunetoret dhe bleresin e thirrur me nofken "Terranova".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›