E mitura, seks per 5 mije leke
Elbasan- Bukurine dhe moshen e vajzes se mitur, e shfrytezon per te nxjerre fitime te majme nepermjet prostitucionit. Nje 32-vjecar i dyshuar si tutor, eshte vene ne pranga mengjesin e djeshem nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka "rekrutuar" 16-vjecaren me inicialet N. B., dhe shfrytezuar ne nje banese, qe e kishte marre me qira ne lagjen "5 Maji" te qytetit. Operacioni eshte koduar "Hena e re" dhe per te arritur deri tek arrestimi, agjenteve te Zyres Antitrafik iu eshte dashur nje investigim dy mujor. I arrestuari eshte Agim Brahja, banues ne lagjen "Vullnetari" qe mesohet se ka edhe lidhje me te mituren.
Per te arritur deri tek i dyshuari si tutor, qe vepronte ne menyre te sofistikuar, agjentet kane perdorur teknika speciale hetimi dhe pergjimi. Mesohet se nje prej agjenteve eshte infiltruar dhe me pas perdorur si klient, per te shkuar me vajzen e mitur 16-vjecare. Agim Brahja sipas hetimeve, kishte bindur vajzen qe te bente dhe "zanatin" e prostitutes, duke i gjetur klientet. Pazari ishte 4-5 mije leke per cdo person, qe kerkonte kenaqesi seksuale dhe perzgjedhja ishte e rastesishme, per te mos rene ne sy te policise. Por banoret e lagjes kishin zbuluar aktivitetin e paligjshem, duke i kerkuar policise ndjekjen e ceshtjes dhe verifikimin e dyshimeve.
Kapja e ciftit eshte bere ne flagrance dhe gjate marrjes ne pyetje te se mitures, me inicialet N. B., qe do hetohet ne gjendje te lire, rezulton se Agim Brahja e shfrytezonte dhe i jepte vetem nje pjese te fitimeve te siguruara. Vajza ka rrefyer per menyren se si i gjenin klientet, sa kohe kishin ne kete aktivitet dhe arsyet perse zgjodhi kete rruge. Nje prej shkaqeve sipas burimeve zyrtare kane qene ato ekonomike, pasi e mitura vinte nga nje familje e varfer e qytetin te Elbasanit.
A. Qoraj