E Diel, 1 Nëntor 2026

Plackiste biznese e komuna, kapet hajduti profesionist

Librazhd- Hajduti profesionist kapet "mat" duke vjedhur ne qytetin e Librazhdit. Rreth ores 02:30 te mengjesit te djeshem i jane vene prangat te dyshuarit Altin Dosku 24 vjec, banues ne kete qytet, i cili ne periudha te ndryshme ka kryer nje sere vjedhjesh. Sipas burimeve zyrtare mesohet se me 26 shkurt, gjate oreve te nates ka tentuar te vjedhe ne komunen Qender te Librazhdit, duke hapur me sende te forta dyert e zyrave. Kurse nje dite me pas, rreth ores 16:00, ne qytetin e Prrenjasit, ka vjedhur ne dyqanin ushqimor ne pronesi te 37-vjecares F. K., 4000 leke, ne kohen kur pronarja e kishte lene deren hapur dhe eshte futur ne shtepi. Burime zyrtare sqaruan se me 1 mars Dosku, ka realizuar edhe vjedhjen e trete po ne qytetin e Perrenjasit, ku vjedhur ne lokalin "Bare-Kafe", ne pronesi te te moshuarit K. K., 60 vjec, banues ne kete qyteze. Sipas denoncimit te pronarit, i dyshuari ka mundur te marre 10 mije leket e xhiros ditore. Pas verifikimeve te kryera dhe krahasimit te gjurmeve te gishterinjve, ndaj 24-vjecarit eshte ngritur akuza e "vjedhjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›