Hipoteka publikohen e regjistrimet e pronave

Lista e plote e pronareve dhe bashkepronareve qe permban zona kadastrale nr. 8270 ne Tirane periudha e afishimit 45 dite kalendarike
Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ben te ditur se prej dites se djeshme ka nisur afishimi publik i regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshme te zones kadastrale nr. 8270 ne kryeqytet. Kjo zyre publikon harten e zones kadastrale dhe pronaret e bashkepronaret qe duhet te regjistrojne pronen perkatesisht per 28 811 persona dhe subjekte private. Qeveria shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit te Tokes LAMP-A2.2/TS/FR/ICB-01. Si pjese e ketij projekti ne Shqiperi po ndertohet Sistemi i Ri i Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme bazuar ne ligjin nr. 7843 i dates 13.7.1994 Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme i ndryshuar. Baza e ketij sistemi krijohet nepermjet procedures se Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme nen drejtimin e Kryeregjistruesit te Shqiperise. Ne vijim te ndertimit te Sistemit te Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ZQRPP beri te ditur dje se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme per Zonen Kadastrale nr. 8270 te qytetit te Tiranes. Ky afishim behet ne territorin e Zones Kadastrale nr. 8270 saktesisht prane njesise bashkiake nr. 5. Sipas burimeve zyrtare periudha e afishimit publik do te vazhdoje 45 dite kalendarike.
Te gjitha subjektet private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme ne Zonen Kadastrale nr. 8270 jane te ftuar te verifikojne regjistrimin fillestar te pasurive te tyre. Ne kete faze te ketij procesi eshte e rendesishme bashkepunimi i ngushte i te gjithe personave qe kane te drejte mbi pasurine me ekspertet duke verifikuar te dhenat ne listat e afishuara - bejne te ditur te njejtat burime. Ne rast se gjate kesaj faze konstatohen mangesi ne informacionin e afishuar atehere cdo njeri qe ka te drejte mbi pasurine duhet te beje plotesimet e nevojshme dhe ti paraqese vete ato te Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Tiranes. Te gjitha pretendimet do te shqyrtohen dhe do te paraqiten ne listat e afishuara brenda periudhes se Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar eshte Falas per te gjithe personat qe kane te drejta mbi pasurite e paluajtshme. Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme mund te shihet edhe ne faqen zyrtare te Internetit te ZRPP-se zrpp.gov.al njoftoi zyra e Hipotekes.