E Diel, 1 Nëntor 2026

Mdryshim i mases se sigurise Gjykata e Larte neser vendimin per Delijorgjin e Pinarin

Vendimi i Kolegjit Penal mund te hape rrugen per lirimin e tre te pandehurve te ceshtjes Gerdeci. Ne Gjykaten e Tiranes vazhdojne debatet per rolin e SAC dhe mosmarrjen nen pergjegjesi penale

Gjykata e Larte pritet te shqyrtoje neser kerkesen e Mihal Delijorgjit Ylli Pinarit dhe Dritan Minxollit per revokim te mases se sigurise. Vendimi i Kolegjit Penal mund ti hape rruge edhe nje vendimi te Gjykates se Tiranes lidhur me lirimin e ketyre tre te pandehurve. Kolegji Penal ka relator Andi Celikun dhe pritet qe nga pala mbrojtese te paraqitet dokumentacioni me te cilin pretendohet te provohet se per te pandehurit ka ardhur momenti i ndryshimit te mases se sigurise per shkak te skadimit te afateve te paraburgimit qysh prej momentit qe dosja eshte dorezuar per gjykim ne kete gjykate. Dhe nderkohe qe tre te pandehurit jane ne pritje te nje vendimi nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte si dhe mberritjes se deshmise se amerikanit administrator te kompanise amerikane dje serish procesi ne gjykaten e kryeqytetit eshte perfshire nga debate te ashpra mes avokateve dhe prokuroreve. Ushtarake dhe civile te pandehur u kerkuan prokuroreve statusin e kompanise amerikane SAC dhe administratorit te saj pasi ata akuzohen per favorizimin e saj nderkohe Patrick Henry nuk eshte i pandehur por deshmitar.

Seanca

Kompania Southern Ammunition Company Inc SAC eshte kompani jo e licencuar per demontimin e armeve. Kompania amerikane eshte e konfiskuar ne SHBA keshtu ka deklaruar dje prokuroria ne seancen e radhes per tragjedine e 15 marsit ne Gerdec ne Gjykaten e Tiranes. Prokurori Genci Qano deklaroi se kompania SAC rezulton te kete qene e konfiskuar ne SHBA dhe nuk ishte e licencuar per demontimin duke vertetuar sipas tij se kjo kompani nuk duhej te ishte perzgjedhur per te kryer procesin e demontimit ne Gerdec. Por materiali i prokurorit Genci Qano eshte kundershtuar nga avokati mbrojtes i te pandehurit Mihal Delijorgji drejtori i kompanise AlbaDemil Maksim Haxhia. Sipas tij prokuroi Qano po mban nje qendrim diferencial pasi keto prova nuk mund te administrohen ne dosje te organit te akuzes. Sipas avokatit Haxhia prokuroria po paraqet prova per kompanine amerikane SAC dhe Patrik Henry ne nje kohe qe nuk i ka te pandehur. Por seanca ka vijuar me debate te ashpra edhe ne pikat kur prokurori Qano ka lexuar para trupit gjykues nje material prej 20 faqesh duke argumentuar provat me te cilat vertetohen akuzat se ish-drejtuesit e uzinave ne Gramsh e Polican mashtruan me te dhenat per demontim duke i lene prioritet Gerdecit. Sipas prokurorit uzina e Gramshit dhe e Policanit ishin ne gjendje te mire per te kryer demontimin e te gjitha kalibrave te municioneve por dy ish-drejtoret perkatesisht Fiqeret Mato dhe Lavdi Shatro tani te pandehur ne proces ne bashkepunim me drejtorin e ndermarrjes shteterore ushtarake Meico Ylli Pinari kane paraqitur te dhena te rreme per te favorizuar Gerdecin si vend per te kryer demontimin e municioneve. Ne materialin e lexuar nga prokuroria theksohej e ish-drejtoret Mato e Shatro deklaruan se ne keto dy uzina shteterore nuk mund te kryhej demontimi pasi mungonin kushtet teknologjike dhe kostoja ishte e larte.

Debati

Fillesa e debatit mes paleve nisi ne momentin kur njeri nga prokuroret e ceshtjes Altin Dumani gjate depozitimit te provave shkresore u shpreh se kompania SAC ka sherbyer si fasade pasi sipas akuzes realisht cdo gje eshte kryer per te favorizuar nenkontraktorin Albademil ne te cilen ishin bashkortake Mihal Delijorgji dhe Patrik Henry. Sipas prokurorit ne kohen qe Albademil u krijua ne kontrate jane percaktuar qarte se Albademil merrte persiper pervec demontimit edhe sigurine. Por ka qene nje deklarim i tille nga ana e akuzes qe ka sjelle reagimin e menjehershem te avokatit Vladimir Meci mbrojtes i ish-komandantit te Komandes se Bashkuar te pandehurit Shpetim Spahiu i cili akuzoi prokurorine per dy standarde ne kete proces. Sipas avokatit gjykata nuk duhet te pranoje asnje prove shkresore ku permendet kompania SAC pasi sipas tij kjo kompani nuk eshte nen hetim dhe se as vete administratori i saj nuk ka kete status por ate te deshmitarit. Sipas z. Meci prokuroria ka theksuar ne cdo seance se klienti i tij dhe disa te tjere nen akuze kane favorizuar kompanine SAC ne nje kohe qe statusi i kesaj kompanie dhe i administratorit te tij nuk u prek. Avokati ka shkuar me tej ne deklaraten e tij duke theksuar se Patrik Henry nuk eshte mbret prandaj nuk kuptohet se si eshte e mundur qe nje shtet i tere u vu ne sherbim te tij dhe ende askush nuk ka pergjigje per shtetasin amerikan Patrik Henry se cfare pozicioni ka ai ne kete proces. I mbeshtetur edhe nga avokati i Delijorgjit Maks Haxhia avokati Meci duke iu referuar Kodit te Procedures Penale theksoi se prokuroria nuk mund te therrase si deshmitar nje person qe eshte bashkortak ne kompanine Albademil subjekt ky i marre i pandehur ne procesin Gerdeci. Pas fjales se avokatit prokuroret vijuan me depozitimin e provave te tjera shkresore te cilat sipas tyre implikojne te pandehurit se kane paraqitur te dhena false per demontimin e municioneve. Por pikerisht ne kete moment ka reaguar nje tjeter i pandehur Zenun Ferro ish-specialist i kategorizimit te municioneve i cili iu pergjigj prokuroreve duke deklaruar se kategorizimi i armeve per demontim eshte hequr me dy vendime te Keshillit te Ministrave njeri ne vitin 2002 dhe tjetri ne vitin 2006. Me tej i pandehuri Ferro tha se ne baze te kesaj VKM-je Meicos i dergohet nje liste prej 102 mije tonesh municione cka do te thote se aty perfshiheshin te gjitha llojet e municioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›