E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Mos votimi i tre ligjeve nga PS, veper antikombetare

“Mos votimi i tre ligjeve nga opozites eshte veper antikombetare”. Kjo eshte deklarata qe ka bere, kryetari i Grupit te Punes per Qarkun e Elbasanit, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, gjate takimit te zhvilluar dje me te rinjte ne komunen e Gostime. Gjate takimit me te rinjte, Imami ka vleresuar investimet qe jane bere per zhvillimin e zones. Ai u shpreh se sot te rinjte kane me shume mundesi arsimi. Ndersa ka vleresuar si mjaft pozitiv shtimin e numrit te te rinjve qe i jane bashkuar PD-se ne kete komune. Vec takimit ne komunen Gostime, Imami eshte takuar dhe me komuniteti Gollobordas ne Elbasan. Ai u shpreh se ky komunitet, se bashku me PD-ne do te pergatisin nje platforme pune konkrete. “Vijme ketu te paret sepse ndjejme ngrohtesi, mbeshtetje dhe kemi mundesine e nje komunikimi te paster. Dyert e Partise Demokratike jane te hapura”, tha ai. Imami u shpreh se rruga e Arberit do te jete prioriteti i qeverise mandatin e ardhshme, duke krijuar me shume mundesi komunikimi per gjithe zonen e Dibres. “Rruga e Arbrit, doli si prioritet i dyte per shkak te rruges se Elbasanit e cila do te jete nje rruge e mrekullueshme, por nderkohe rruga e Arbrit eshte prioriteti me i rendesishem ne 4 vjecarin e ardhshem per qeverine tone. Sic u be ne mandatin e pare rruga e kombit, ne te dytin kjo e Elbasanit, ne te tretin prioriteti do te jete rruga e Arbrit”, u shpreh ministri Imami.

Po dje, ministri Imami, ne cilesine e Kryetarit te Grupit te Punes per Qarkun e Elbasanit, zhvilloi nje takim me gazetaret e ketij qarku. Gjate bashkebisedimit me gazetaret, Imami tha se se bashku me koleget e djathte do te perpiqet qe te ndertoj nje fushate pozitive dhe pa denigrime per kundershtarin. “Une do te bej gjithe perpjekjet e mia per sa i takon njeres pale, njerit krahe, te djathtes qe te mos kete tensione, probleme, fyerje, sulme personale, nuk e kam pasur asnjehere ne stilin tim kete dhe nuk e kam ne plan te bej nje fushate negative apo problematike, theksoi ai. Sigurisht qe jane partite qe vendosin per nje strategji apo nje tjeter. Ketu flas vetem per ne. Ne jemi per nje strategji pozitive”, tha Imami. Ai u shpreh se zgjedhjet e lira dhe te ndershme, jane objektiv kombetare dhe partite i kane te gjitha mundesite per ta realizuar ate. “Ne mendojme se i kemi arsyet per te folur pozitivisht dhe qe qytetaret te na vleresojne apo jo per ato qe kemi realizuar. Por mediat mund te luajne nje rol pozitiv ne uljen e tensionit, ashtu sic mund te luajne nje rol negativ ne ngritjen e tensioneve te panevojshme. Ngritja e ketyre te fundit nuk i sherben zgjedhjeve dhe si rrjedhoje nuk i sherben as vendit ne kete kohe. E vetmja gje qe i duhet ketij vendi ne kete kohe jane nje pale zgjedhje te lira, te ndershme dhe jo problematike”, u shpreh Imami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›