Rama ne paradoks: Vota e emigranteve, vendimtare per zgjedhjet Qamil Xhani
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama, e cilesoi voten e emigranteve shqiptare ne zgjedhjet e qershorit si vendimtare per opoziten. Gjate nje takimi me perfaqesues te degeve te PS ne emigracion, te zhvilluar ne Tirane, Rama u bere ftese e emigranteve qe te vijne masivisht ne zgjedhjet e 23 qershorit. “Shpresoj shume qe gjithe kjo perpjekje e bere per me shume se dy vjet, per te organizuar gjithe kete rrjet njerezish ne funksion te zgjedhjeve do na japi nje vlere te shtuar ne rezultatin e 23 qershorit. Votat e emigranteve kete here do jene realisht vendimtare, sidomos ne qarqet ku mund te luajne nje rol shume te madh”, u shpreh kreu i PS-se. Edhe pse quajti vendimtare voten e emigranteve, dy jave me pare, kreu i PS-se, refuzoi propozimin e Kryeministrit Sali Berisha per tu krijuar mundesi emigranteve te votojne ne vendet ku ata jetojne. Rama ka vleresuar ne menyre maksimale strukturat e PS-se ne emigracion, ato ne Greqi dhe ne Itali, duke u shprehur se kane bere nje pune mjaft te mire per perhapjen e programit te opozites. Rama tha gjate fjales se tij, se programi i PS-se per emigracionin eshte i vetmi mes partive politike ne Shqiperi, qe jep nje vizion dhe zgjidhje per problemin e emigranteve ne Shqiperi. “Kemi shkruar nje program per emigracionin qe nenkupton disa ndryshime te rendesishme dhe per keto ndryshime une deshiroj qe ne te punojme se bashku pas 23 qershorit, kur fitorja do na japi mundesine qe te kemi me shume lehtesira per te punuar se bashku”, tha Rama. Ne takimin e zhvilluar me organizatat e PS ne emigracion kane folur dhe drejtuesit e dy degeve me te medha. Kryetari i deges se PS ne Itali, Edmond Kumaraku si dhe kreu i deges se PS ne Greqi, Artjan Qirici shprehen vleresimin e tyre per platformen e PS per emigracion. Kreu i deges se PS-se ne Greqi ka informuar mbi organizimin dhe pergatitjen e emigranteve per te marre pjese ne zgjedhjet e 23 qershorit. “Duhet te fitojme statusin e qytetarit te barabarte ne Europe dhe kjo arrihet vetem me zhvillimin dhe realizimin e programit te Rilindjes Shqiptare”, tha Qirici, kreu PS ne Greqi. Ndersa kreu i PS-se ne Itali, Kumaraku u shpreh se duhet te kete me shume vemendje ndaj emigranteve, pasi jane qytetaret qe kane bere me shume investime ne Shqiperi. Ai u shpreh se mazhoranca aktuale u borxh votimin ne vendet ku jetojne emigranteve. “Sali Berisha sot i ka nje borxh te madh emigracionit, te drejten e votes se emigranteve atje ku jetojne e punojne. Emigrantet jane heronjte e pare te tranzicionit shqiptar pas viteve ’90-te. Te gjithe emigrantet cfare kane fituar i kane investuar ne Shqiperi”, tha Edmond Kumaraku. Organizimi i degeve te Partise Socialiste ne emigracion ka qene nje nga prioritet e drejtuesve te PS-se gjate dy viteve te fundit.
VOTIMI
Rama refuzoi propozimin per emigrantet
Ndersa e cilesoi si vendimtare per zgjedhjet voten e emigranteve, kreu i PS-se dy jave me pare refuzoi propozimin e kryeministrit Sali Berisha per krijimin e mundesive per votimin e emigranteve ne vendet ku jetojne. “I them z. Rama se eshte ne nderin dhe dinjitetin tone t’u japim atyre mundesi te votojne aty ku jane, sic bejne kombe te tjera te qyteteruara”, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha. Lidhur me aspektet teknike, Berisha eshte shprehur se mjaftojne pak dite dhe konsensus mes dy forcave, politike per te krijuar kushtet per votim ne ambasada. Nderkohe qe kete oferte, Rama e ka refuzuar duke u shprehur se koha eshte e pamjaftueshme.