E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset autobuzi, disa të lënduar

Në orët e para të mëngjesit një autobus me targa Kosove është aksidentuar në autostraden Tiranë-Durrës. Sipas policisë nuk ka pasur viktima, por ka pasur disa të lënduar në momentin që ka ndodhur aksidenti. Autobuzi ka qënë duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës në momentin që ka dalë rruga. Sipas të dhënave autobuzi ishte nisur nga Durrësi ,dhe kishte si destinacion Kosovën. Sipas burimeve nga policia nga hetimet e deri tanishme është mësuar se aksidenti ka ndodhur për shkak se drejtuesi i autobuzit ka humbur kontrollin. Autobuzi me targa 454 KS 673 është përplasur fillimisht me murin ndarës të rrugës duke kaluar ne korsinë tjeter, ku ka pëfunduar në një kanal buzë autostradës. Menjëherë në vendngjarje ka vajtur policia, ku është ngritur një grup specialistesh, të cilët po hetojnë shkaqet e plota te këtij aksidenti. Burime nga policia bëjnë me dije se mënjëherë pas aksidentit është ndaluar dhe shoqëruar në polici drejtuesi i autobuzit i cili është marrë në pyetje në lidhje më ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›