E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë Gjashta, rrëfen nënkoloneli Koçia

Nënkoloneli Xhevat Koçia ka rrëfyer në Gjykaten e Krimeve të Rënda,historinë e masakres së Qafë Gjashtës, se si e liroi ai inspektorin e policisë, Eduart Alinë nga banda e Qafë Gjashtës. Nënkoloneli ka dëshumar për rreth 1 orë para trupit gjykues se si është përfshirë ai në ngjarjen e 4 marsit të '97-ës. "Ka qënë ora 2 ose 3 e pasdites kur kam mësuar se çfarë po ndodhte në Qafë Gjashtë dhe jam nisur menjëherë për të shkuar bashkë më nje shokun tim",është shprehur Xhevat Koçia. "Në momentin që kam vajtur në Qafe Gjashtë kam parë vetem rrënoja, njerëz që qëllonin me armë, dhe u bëra thirrje që të ulin armet", vijoi ai. "Në ato momente kam parë , Eduart Alinë të lidhur pas një pishe,i cili më tregoi edhe për Gjergj Mehmetin i cili ishte vrarë dhe trupi i tij ishte djegur së bashku me makinën", rrëfeu Koçia. Sipas nenkolonelit policia nuk funksiononte në atë kohën ndaj duke qënë ushtarak ai negocioi a me personat që ishin në Qafë Gjashtë, ka marrë Aline dhe e ka dërguar në spital, ndëkohe ka njoftuar familjarët e Gjergj Mehemetit që të vinin të merrnin trupin e tij. Koçia ka deklaruar se nuk ka njohur asnje nga te pandehurit, pasi në Qafë Gjashtë kishte shumë njerëz dhe nuk mund të identifikoj asnjeri. Gjatë dëshmisë së tij nënkoloneli është shprehur se "Disa ditë me vonë pasi e dergova në spital Eduart Alinë, ka ardhur Zani Çaushi dhe e ka marrë, pasi Alia ishte nga Vlora".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›