Përplaset furgoni me trenin,plagosen 4 arsimtarë e nxënës
06/03/2009 Fier, mjeti po i dërgonte në shkollë, ndërsa është munduar të kalojë me shpejtësi shinat
VLORE- Përplaset treni i udhëtarëve Vlorë-Tiranë me fugonin e mësuesve, plagosen 4 arsimtarë dhe nxënës. Treni i udhëtarëve të linjës Vlorë-Tiranë është përplasur mëngjesin e ditës së djeshme me një furgon, i cili transportonte 11 arsimtarë dhe 2 fëmijë nxënës shkolle. Fugoni ishte i qytetit të Fierit dhe dje po dërgonte si çdo ditë mësuesit në qendrën e tyre të punës në fshatrat Hamil, Seman dhe Topojë të rrethit të Fierit. Ai është goditur nga treni në krahun e shoferit, duke u spostuar rreth 20 m përgjatë trasesë hekurudhore. Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje, kanë mbetur të plagosur 4 persona, ndërsa të tjerët kanë pësuar tronditje të rëndë psikologjike. Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Pasi janë mjekuar 3 të lënduar janë dërguar për në shtëpi pa asnjë lloj problemi mjekësor, ndërsa 1 prej të plagosurve ka pasur probleme serioze, por jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të djeshëm në mbikalimin e improvizuar nga banorët e lagjes “Mbrostar Ferko” në qytetin e Fierit. Sipas banorëve, shkak për aksidentin ishte pakujdesia e drejtuesit të mjetit furgon. “Ka ardhur treni dhe drejtuesi i furgonit ka kaluar me shpejtësi, por është përplasur nga treni i udhëtarëve”, kanë thënë banorët e zonës përreth, të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen. Në mbikalimin e improvizuar nuk ka asnjë tabelë që shënon rrezikun nga treni. Banorët thonë se në këtë vend kanë ndodhur dhe aksidente të tjera të tilla me trenin e udhëtarëve ose mallrave. Mbikalimet e paligjshme dhe sidomos pakujdesia e drejtuesve të automjeteve janë bërë shkak për aksidente të këtij lloji. Prej kohësh drejtues të hekurudhës kanë ngritur alarmin e prishjes së kalesave të paligjshme, pasi dëmet janë të pallogaritshme si materiale ashtu dhe njerëzore.
AKSIDENTI
Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Pasi janë mjekuar 3 të lënduar janë larguar për në shtëpi pa asnjë lloj problemi mjekësor, ndërsa 1 prej të plagosurve ka pasur probleme serioze, por jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të djeshëm në mbikalimin e improvizuar nga banorët e lagjes “Mbrostar Ferko” në qytetin e Fierit. Sipas banorëve, shkak për aksidentin ishte pakujdesia e drejtuesit të mjetit furgon. “Ka ardhur treni dhe drejtuesi i fugonit ka kaluar me shpejtësi, por është përplasur nga treni i udhëtarëve”, kanë thënë banorët e zonës përreth, të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen.