Hipotekat, nis regjistrimi i 120 mijë pasurive
06/03/2009 Parandalim regjistrimeve të paligjshme, fshihen regjistrimet e paligjshme
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme fillon regjistrimin e 120 mijë pasurive në zonat urbane, ndërsa janë bërë gati procedurat edhe për regjistrimin e 380 mijë pasurive të tjera. Regjistrimi fillestar i këtyre pasurive bëhet në kuadër të projektit LAMP në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe në vijim të një sërë reformash të tjera që lidhen me parandalimin e regjistrimeve të paligjshme, rritjen e sigurisë së informacionit, shpejtësinë e përpunimit të informacionit, transparencën dhe hapjes ndaj publikut si dhe shërbimit cilësor ndaj klientëve.
Parandalimi i regjistrimeve të paligjshme, fshirja e regjistrimeve të paligjshme të kryera më parë dhe krijimi i një regjistri unik të pasurive të paluajtshme po ecin me ritmet e parashikuara. Kryeregjistruesi, Arben Qirjako, ka propozuar akte nënligjore dhe ka nxjerrë me dhjetëra urdhra dhe udhëzime për të normuar punën e ZRPP-së dhe për të minimizuar hapësirat ligjore, të cilat keqpërdoreshin më parë për të kryer regjistrime që vinin në kundërshtim me ligjin. Me anë të këtyre akteve tashmë është bllokuar mundësia për të krijuar regjistrime të paligjshme pronësie dhe është hapur rruga për të fshirë regjistrimet e paligjshme. Ndryshmet e kryera në ligj dhe plotësimi i tij me udhëzime nga Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtën ZQRPP-së të fshijë të gjitha mbivendosjet dhe regjistrimet e paligjshme. Për të forcuar besueshmërinë e dokumentacionit që shërben ZRPP, pas çdo kërkese të qytetarit, në bazë të një vendimi, verifikohet në origjinë pasuria. Ky verifikim ose certifikon përfundimisht vlefshmërinë e regjistrimit të kryer ose nxjerr në pah problemet që kanë të bëjnë me një regjistrim të tillë, duke parandaluar përdorimin e mëtejshëm të këtij regjistrimi, deri në momentin e përplotësimit të detyrimeve ligjore për të pasur një pasuri të regjistruar në mënyrë të ligjshme. Kjo metodë po krijon përfundimisht ligjshmërinë e regjistrimit të pronës.
Rritja e sigurisë dhe e shpejtësisë së përpunimit të informacionit lidhet ngushtë me një proces të gjatë dhe të ndërlikuar, nëpërmjet të cilit po kalon ZRPP-ja, që ka të bëjë me modernizimin e të gjithë sistemit. Në këtë kuadër, po implementohet me asistencën e Bankës Botërore projekti LAMP, i cili është i fokusuar në tri piketa kryesore, regjistrimin fillestar të pasurive për ato pasuri të paluajtshme, të cilat nuk kanë kaluar regjistrimin fillestar, tashmë ka filluar regjistrimi i 120 mijë pasurive të paluajtshme dhe janë në proces edhe 380 mijë pasuri të tjera, dixhitalizimi dhe përmirësimin e të dhënave të pasurive të paluajtshme, është në përfundim e sipër në zyrat vendore të Durrësit dhe Tiranës, si dhe kompjuterizimi i sistemit, projekt i cili po realizohet me ekspertët e Lantmateriet të Suedisë dhe përfundon brenda tri vitesh. Një grup ekspertësh të Lantmateriet (zyra e Regjistrimit të Pasurive në Suedi) kanë ardhur prej kohësh në Tiranë dhe po punojnë për projektin e kompjuterizimit të të gjithë sistemit. Kjo do të bëjë që në një të ardhme të afërt, operimi në ZRPP të kryhet në mënyrë dixhitale. Kjo do të bëjë që veprimet mbi pronën të kryhen në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas Kryeregjistruesit të Republikës, tashmë është transparente dhe e hapur ndaj publikut. Fillimisht u instalua aplikimi elektronik, i cili çoi në shmangien e radhëve dhe në transparencën e veprimeve ndaj qytetarëve, pasi atij i jepet një fletë aplikimi, ku ka të shkruar ditën e aplikimit, dokumentacionin e dorëzuar dhe ditën e kthimit të përgjigjes. Në rast të mosplotësimit të këtyre kushteve nga ana e punonjësve të ZRPP-së, bëhet verifikimi në mënyrë elektronike i të gjitha ankesave. Kjo ka minimizuar korruptimin e punonjësve, pasi punonjësit janë të detyruar të kthejnë përgjigje të afatin e përcaktuar. Drejtuesit e ZQRPP-së thonë se në këtë drejtim janë marrë edhe masa të tjera, si hapja e faqes zyrtare ku publikohen të gjitha të dhënat dhe vendimet e ZQRPP-së dhe qytetarët kanë mundësi të dërgojnë ankesat e tyre në mënyrë elektronike. Gjithashtu është vënë në dispozicion linja jeshile për të bërë denoncimet dhe të gjitha këto do të pasohen së shpejti me një fushatë për ndërgjegjësimin e publikut për punën e ZRPP-së dhe inkurajimin e tyre për të denoncuar çdo padrejtësi.
Kryeregjistruesi thotë se lufta ndaj korrupsionit nuk është konceptuar si një fushatë me pritshmëri dhe arritje sporadike, por si një reformë integrale e të gjithë sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Reforma ligjore dhe ajo në drejtim të modernizimit të sistemit kanë pasur natyrshëm si pasojë përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve, qofshin qytetarë, biznese apo institucione, kanë çuar në uljen e nivelit të korrupsionit dhe rritjes së besueshmërisë së institucionit në perceptimin e publikut, thotë ai. Reformat në ZRPP janë certifikuar edhe nga Banka Botërore, e cila në raportin e fundit “Të bësh biznes”, thotë se në regjistrimin e pronës, Shqipëria ka përmirësuar 20 vende, duke zbritur nga vendi i 82-të, në vendin e 62-të.