E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset kalimtari, autori largohet nga vendngjarja

Tiranë- Një kalimtar është përlpasur nga një automjet duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Ferit Xhajko, në kryeqytet.Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ndërkohë mësohet se i plagosuri, rreth 60-vjec, është transportuar menjëherë me makinën e policisë drejt Spitalit Ushtarak.

Burime nga policia në vendgjarje bëjnë të ditur se mjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori. Në hyrje-daljet e kryeqytetit janë ngritur postoblloqe, me qëllim identifikimin dhe me pas ndalimin e automjetit, i cili dyshohet të jetë tip benz me targa të huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›